Mund të imagjinohet një ditë kur njerëzit do të udhëtojnë lirisht në planetet fqinje: dhe të përdorin teleskopë të fuqishëm për të mësuar në lidhje me yjet e afërta; një ditë, me siguri ata do të shqyrtojnë çdo pëllëmbë e thellësi të oqeanit, si dhe të gjitha pyjet më të dendur. Të gjitha këto edhe mund të ndodhin, por një udhëtim në qendër të Tokës, kurrë.
Depërtimi më i thellë në tokë është vetëm 12 km, sa 0,2 për qind e rrezes së Globit, pas kësaj ndeshet nxehtësi tepër e lartë dhe çdo gjë shkrihet. Kështru, temperatura e lartë ekstreme dhe presioni i brendshëm i planetit e bën të pamundur vazhdimin e udhëtimit në qendër të Tokës.
Ndoshta për këtë arsye, Toka luan rol qendror në shumë fe dhe astronomi. Kohët e fundit, shkenca ka filluar ta hetojë atë tërthorazi, dhe gradualisht të përmirësojë të kuptuarit rreth natyrës së planetit.
Pikëpamja më e përhapur tradicionale mbi qendrën e tokës është ajo e një liqeni të zjarrtë ku njerëz të këqinj kalojnë përjetësinë – ky është Ferri. Shpërthimet vullkanike, herë pas here të parashikuara, sjellin ‘zjarr dhe squfur’, metaforë e shpeshtë për Ferrin.
Shumë kultura të Azisë Lindore dhe amerikanë indigjentë (indianë) e imagjinojnë botën si diçka që qëndron mbi një breshkë gjigande. Hindutë e zëvendësuan breshkën me elefantin, ndërsa disa historianë i bashkuan këto dy përshkrime, duke krijuar idenë e botës së mbështetur në anën e pasme të një elefanti i cili qëndron mbi një breshkë. Pse mbi një breshkë? Mendohet se breshka mishëron tiparet e këmbënguljes, jetëgjatësisë dhe vendosmërisë. Për më tepër, koha dhe breshka lëvizin vazhdimisht nga lindja në perëndim.
Llogaritet se në thelbin e Tokës ka rreth 1,6 katrilion ar, sasi e mjaftueshme për ta veshur tokën me një shtresë ari prej 50 cm.
Në qendër të tokës, ka një top të ngurtë hekuri dhe nikeli. Edhe pse qendra e Tokës besohet të ketë një temperaturë prej rreth 5500 gradë Celsius, ajo gjithashtu ka një presion jashtëzakonisht të lartë, më shumë se 3 milion herë më të madh se atmosfera në sipërfaqen e planetit. Ky presion rrit temperaturën e shkrirjes së metaleve, prandaj janë të ngurta pavarësisht nxehtësisë.
Kohët e fundit, shkencëtarët kopjuan kushtet e qendrës së Tokës në laborator. Përfundimi doli se kristalet në qendër të Tokës mund të jenë secili 10 km i gjatë, dhe pozicioni i tyre vertikal midis dy poleve, e bëjnë qendrën e tokës të duket si një pyll i kristaltë.