Neandertalët dhe shqiponja

E Enjte, 09 Prill 2015
Leave a comment

neandertalShumë kohë para se të ndanin peisazhin me njerëzit modernë, Neandertalët në Evropë zhvilluan një ndjenjë të mprehtë mode, duke mbajtur kthetra shqiponje si bizhuteri.

Studiuesit kanë identifikuar tetë kthetra shqiponjash  – duke përfshirë katër që kishin shenja të dallueshme përpunimi – të lidhura së bashku si pjesë e një gjerdani apo byzylyku. – të zbuluara nga një shpellë 130,000-vjeçare Neandertalësh në Kroaci.

Kthetrat janë nxjerrë gjatë gërmimeve më shumë se 100 vjet më parë në një faqe ranore në Krapina të Kroacisë. Atje, arkeologët gjetën më shumë se 900 eshtra Neandertalësh që datojnë në një periudhë relativisht të ngrohtë, rreth 120.000 deri 130.000 vjet më parë. Ata gjithashtu gjetën vegla guri, një vatër dhe kocka  arinjsh, por nuk ka shenja të pranisë së njeriut modern – Homo sapiens nuk u përhap në Evropë deri rreth 40.000 vjet më parë.

Kthetrat e shqiponjave u gjetën në të njëjtën shtresë arkeologjike, por deri vitin e kaluar askush nuk i kishte vënë re shenjat e prerjes.

Studiuesit nuk e dinë saktësisht se si kthetrat u kthyen në bizhuteri, por disa aspekte të tyre duken mjaft të lëmuara.

Tani të zhdukur, Neandertalët ishin të afërmit e njohur të njerëzve modern. Ata jetuan në Euroazi rreth 200.000 deri në 30.000 vjet më parë, dhe ka prova se ishin të angazhuar në disa sjelljeve të njohura, si varrosja të vdekurve e tyre, dhe veshja me pupla, madje duke e kthyer atë art.

Por shkencëtarët debatojnë shkallën në të cilën Neandertalët ishin të aftë për të menduarit abstrakt. Dhe gjetja e buzhutireve sugjeron se në këtë pikë, njerëzit modernë nuk dallojnë shumë nga Neandertalët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

April 2015
M T W T F S S
« Mar   May »
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930