Empati

E Premte, 24 Prill 2015
Leave a comment

empathyKur një person ndjehet i çmuar, ai mund të shohë vlerat e tjetrit. Kur e kupton se ka mendimet dhe emocionet e veta, ai e kupton se të tjerët i kanë ato gjithashtu. Kur idetë dhe ndjenjat e tij respektohen, ai mëson të respektojë të tjerët.

Diku midis moshës 3 dhe 5 vjeç, fëmijët fillojnë të zhvillojnë të kuptuarit se njerëzit e tjerë kanë mendime dhe ndjenja. Kur njeriu sheh perspektivën e një personi tjetër – kjo eksperiencë bëhet pjesë e ndjeshmërisë.

Një fëmijë e kupton se nuk i pëlqen kur një tjetër fëmijë tjetër rrëmben një lodër prej tij. Por nuk mund ta kuptojë se kur rrëmben një lodër nga tjetri, ky i fundit gjithashtu ndjehet jo mirë.

Empatia mësohet duke nxitur ndjeshmëri dhe kuptim, të cilat janë vendimtare për zhvillimin shoqëror-emocional.

Dhe prindi është model për fëmijën; që nga detyrat e thjeshta, si sjellja në tryezë – ku mësohet ndjeshmëri e tolerancë; deri tek çështje komplekse të tilla si raca apo etnia – se të gjithë duhen trajtuar me ndjenjë e respekt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

April 2015
M T W T F S S
« Mar   May »
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930