Amerikanët gjithmonë kanë besuar në barazinë e mundësive. Por një studim në Harvard thotë se parimi qendror i kësaj ëndërre duket më pak i vërtetë.
Sipas studimit, fëmijët e zgjuar por të varfër kanë më pak shanse të diplomohen nga kolegje, në krahasim me fëmijët jo aq të zgjuar por të pasur.
Burimet dhe mbështetjet janë gjithnjë në dispozicion për fëmijët më të pasur, për të zbutur përvojat stresuese apo traumatike ose gabimet që ata kanë bërë. Familjet më të varfra, pa këto burime, kryesisht nuk kanë mundësi të tilla.
Në këtë mënyrë, shoqëria shkon drejt dy niveleve, ku fëmijët më të varfër thjesht nuk kanë të njëjtat shanse me fëmijët më të pasur, që të shkëlqejnë. Nga kjo krijohen disa rreziqe në aspektin e trazirave, dhe shterimit ekonomik.
Studimi sugjeron përdorimin e mësimit në kolegjet e komunitetit si gur-themel në arsim, dhe ngarkon politikanët e përgjegjshëm për korrigjimin e pabarazisë, për të ngjallur përsëri ëndrrën amerikane të shanseve të njëjta për sukses.