Pjesa më e madhe e asaj që nuk kuptohet rreth qenies njerëzore është thjesht në kokë. Truri është organ enigmë, siç janë edhe pyetjet mbi jetën dhe vdekjen, vetëdijen, gjumin, dhe shumë më të tjera.
Kur njeriu zgjohet në mëngjes, ai mund të kuptojë se Dielli sapo ka filluar udhën e tij nga lindja, dëgjon cicërimën e zogjve, ndoshta ndjen edhe një farë gëzimi ndërsa ajri i freskët godet fytyrën tij. Me fjalë të tjera, ai është i vetëdijshëm. Me këto çështje komplekse shkenca është marrë që nga lashtësia. Por vetëm kohët e fundit neuro-shkencëtarët kanë filluar ta konsiderojnë vetëdijen si fushë kërkimesh realiste për të shpjeguar se si proceset në tru sjellin përvoja subjektive.
Përjetësia nuk mund të bëhet realitet. Por një fushë e re e quajtur ‘kryonik’ mund t’u japë disa njerëzve dy jetë. Qendra Kryonik në Arizona, ruan trupa pas vdekjes; ato mbahen në fuçi me azot të lëngshëm në temperatura minus 195 gradë Celsius. Ideja është që një person i cili vdes nga një sëmundje aktualisht e pashërueshme mund të ringjallet në të ardhmen, kur një kurë të jetë gjetur. Trupi i legjendarit të bejsbollit, Ted Williams, mbahet në këtë qendër.
Teoritë pse njerëzit moshohen ndahen në dy kategori: 1) Plakja është pjesë e gjenetikës njerëzore dhe në një farë mënyre e dobishme. 2) Plakja është rezultat i dëmtimit qelizor gjatë jetës. Disa studiues, megjithatë, mendojnë se shkenca në fund të fundit do të arrijë ta vonojë plakjen jo më larg se dyfishimi i jetëgjatësisë.
Lidhur me çështjen nëse mendimi dhe personaliteti kontrollohen nga gjenet apo mjedisi, shkencëtarët thonë se mund të jenë të dyja. Aftësia për të studiuar gjenet tregon se njeriu ka pak kontroll në disa tipare, por në shumë të tjera, presioni i kolegëve apo edukimi ndikojnë në mendim dhe karakter.
Qeshja është sjellje më pak e kuptuar. Gjatë një shakaje tri pjesë të trurit vihen në lëvizje: pjesa e të menduarit, e cila ndihmon për të marrë shakanë; pjesa që vë në lëvizje muskujt; dhe zona që shkakton kënaqësinë. Por mbetet e panjohur pse personi qesh me shakatë pamend a ‘pakripë’ të tjetrit, ose kënaqet duke shikuar një film horror. Disa thonë se e qeshura është përgjigje mospajtimi ndaj konvencionales; të tjerë thonë se është mënyrë për të sinjalizuar tjetrin se ky veprim ka për qëllim argëtimin. Një gjë është e qartë, e qeshura e bën njeriun të ndjehet më mirë.
Duke përdorur teknika të imazheve të trurit shkencëtarët kanë zbuluar mekanizmin përgjegjës për krijimin dhe ruajtjen e kujtimeve. Hipokampus, brenda materies gri të trurit, mund të veprojë si kuti e kujtesës. Por kjo zonë ruan si kujtimet e vërteta ashtu edhe ato të rreme. Po bëhen kërkime për gjetjen e lidhjes së kujtesës sipas konkekstit; diçka shumë e vështirë, kur ngjarja që do të kujtohet ende nuk ka ndodhur.
Efekti më i dukshëm i ritmit cirkadian është cikli gjumë-zgjim. Por ky ritëm që quhet edhe ‘orë biologjike’, gjithashtu ndikon tretjen, temperaturën e trupit, tensionin e gjakut, dhe prodhimin e hormoneve. Studimet kanë zbuluar se intensitete të lehta mund ta rregullojnë këtë orë, duke përcaktuar nivelin e hormonit melatonin.
Pse njerëzit shohin ëndërra dhe asnjërën prej tyre njësoj? Një mundësi është se ëndërra ushtron trurin duke stimuluar trafikimin e synapseve mes qelizave të tij. Një tjetër teori është se njerëzit ëndërrojnë për detyrat, punët dhe emocionet për të cilat nuk janë kujdesur gjatë ditës, dhe se procesi i ëndërrimit mund të ndihmojë mendimet dhe kujtimet. Në përgjithësi, shkencëtarët pajtohen se ëndërrimi ndodh gjatë gjumit të thellë, i njohur si ‘lëvizja e shpejtë e syve të mbyllur’.