Për të qenë i lumtur, arsyet janë të shumta, që nga gjenet deri tek mirëqenia.
Njerëzit merren me art, ndjekin shfaqe dhe veprimtari të tjera kulturore për t’u ndjerë të lumtur e të shëndetshëm. Aktiviteti fizik, soditja e natyrës dhe vullnetarizmi lidhen me lumturinë; nuk dihet nëse është shkak apo pasojë (ndoshta njerëzit më të lumtur janë më të kulturuar dhe jo anasjelltas), por mesazhi është i qartë: lumturia nuk sjell dëm.
Kafshët (qen, mace, zogj) kanë aftësi (si miq të njerëzve) të largojnë ndjenjën e refuzimit. Dy të tretat e familjeve në perëndim kanë të paktën një kafshë shtëpiake.
Të menduarit pozitiv sjell lumturi. Njerëzit tregojnë rritje të ndjeshme të lumturisë kur mendojnë pozitivisht. Edhe njerëzit që japin para nxiten për lumturi. Ata që dalin vullnetarë jetojnë më gjatë. Ndërsa altruizmi lidhet me marrëdhëniet e forta: njerëzit më altruistë kanë gjithashtu më shumë gjasa të kenë martesa të lumtura.
Edhe kujtimet e gëzuara ose vendosja e kujtimeve të këqija në një dritë optimiste, ndihmojnë për ta bërë jetën të lumtur.