Televizori pengon zhvillimin e të folurit

E Martë, 01 Dhjetor 2009
1 comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një studim i kryer nga shkencëtarë pranë universitetit të shtetit  Nju Meksiko e lidh përdorimin e shpeshtë nga fëmijët të televizorit, video lojrave  dhe telefonit celular me shtimin e disa faktorëve negativë të shëndetit të tyre, përfshi sjelljet e dhunëshme, mbipeshën dhe përdorimin e drogave. Ndërsa një studim mes foshnjeve dhe fëmijëve të vegjël tregon se duke parë televizor qoftë edhe një orë në ditë, kjo afekton mënyrën se si ata flasin, ngadalëson zhvillimin e tyre gjuhësor, ndërsa në marrëdhëniet prindër – fëmijë, televizori bëhet pengesë për komunikim.

Mesatarisht 6 orë në ditë, fëmijët amerikanë i kalojnë duke parë televizor,  apo përpara video-lojrave dhe kompjuterit. Kjo është më shumë kohë sesa ata shpenzojnë në shkollë duke lexuar e shkruar.

Një studim botuar në revistën e shoqatës amerikane të mjekësisë tregon se shtimi i kohës së fëmijëve para televizorit lidhet me shtimin e gjasave për mbipeshë trupore, pirje duhani, sjellje të pahijëshme dhe çrregullime në të ngrënë.

Televiziori mund t’i ndihmojë fëmijët. Nëpërmjet programeve edukative që shohin, ata marrin njohuri e mësojnë rreth shkencave. Edhe interneti është një mjet i vlefshëm për kërkime në fusha të ndryshme të dijeve. Por shkencëtarët paralajmërojnë se në këtë proces, fëmijët kanë nevojë edhe për kontrollin e prindërve a të rriturve.

Shumë fëmijë kanë në dhomën e gjumit televizorë, kompjutra e telefonë celularë.  Ekspertët thonë se prindërit duhet të kujdesen që fëmijët t’i përdorin këto mjete jo më shumë se 2 orë në ditë, si dhe të diskutojnë me fëmijët e tyre rreth përmbajtjes së programeve televizive dhe lojrave video.

Ndërsa  Akademia amerikane e pediatrëve këshillon që fëmijët nën moshën 2 vjeçare nuk duhet të shohin televizor. Televizori dëmton edhe komunikimin  mes prindërve dhe fëmijëve.

Shkencëtarët morrën në shqyrtim 300 fëmijë nga mosha 2 deri 4 vjeç. Pranë tyre, u vendosën aparate për regjistrimin e fjalëve që fliteshin  nga të rriturit pranë dhe përgjigjet a reagimet me zë që jepnin fëmijët. Rezultatet treguan se kur televizori ishte hapur, të rriturit thanë 770 fjalë më pak sesa kur televizori kishte qenë i mbyllur. E njëjta gjë ndodhte edhe me fëmijët. Gjithashtu këta fëmijë reaguan më pak, ose me përgjigje fare të shkurtëra ndaj pyetjeve të prindërve, ndërsa shihnin televizor. Shkencëtarët  thonë se ky pakësimim në komunikim mund të shpjegojë arsyen përse fëmijët që shohin më shumë televizor mbeten mbrapa në të folur a zhvillim gjuhësor.

One response to “Televizori pengon zhvillimin e të folurit”

  1. […] kishin dalë dobët në provim kishin dallime në një zonë të trurit që merret me përpunimin i gjuhës dhe të […]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

December 2009
M T W T F S S
« Oct   Jan »
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031