Kanceri, të mbijetuarit dhe nevoja e kontrollit të vazhdueshëm mjekësor

E Martë, 08 Dhjetor 2009
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Përparimet dhe mënyrat e reja në fushën e trajtimit të kancerit  kanë bërë që sot gjithnjë e më shumë fëmijë t’a mbijetojnë këtë sëmundje. Por një studim i kryer nga instituti kombëtar amerikan i kancerit tregon se gjithnjë e më pak fëmijë që kanë mbijetuar kancerin, kur rriten vënë në rrezik shëndetin e tyre pasi nuk shkojnë rregullisht tek mjeku. Për Kelli Krauel, nuk ka gjë më të mirë sesa t’a kalojë kohën me fëmijët e saj. Kur hedh vështrimin prapa në jetën, ajo thotë se sot ndjehet e bekuar. Mjekët i kishin thënë se kurrë nuk do të lindte fëmijë, pas trajtimit me kimoterapi e rreze kundër leuçemisë kur Kelly ishte 4 vjeç. Por ky ishte kanceri i parë, mes shumë të tjerëve që ajo do të mbijetonte. Pas leuçemisë, Kelli u diagnostikua me kancer në lëkurë, në teroide dhe në gji. Ajo që Kelli nuk e dinte në atë kohë ishte se trajtimet intensive kur ishte fëmijë e kishin vënë atë në rrezik më të madh ndaj kancerit në moshë të rritur.  Tani në moshën 31 vjeçare, Kelli kryen rregullisht analiza të kancerit për të mbikqyrur gjendjen e saj.

Por shumë prej njerëzve që kanë kaluar kancerin kur ishin fëmijë sot nuk i bëjnë rregullisht këto kontrolle. Sipas statistikave, 90 përqind e pacientëve shmangin  analizën e kolonoskopisë, 55 përqind shmangin mamografinë dhe 35 përqind nuk shkojnë tek mjeku për t’u kontrolluara për kancer në lëkurë.

Shumë prej tyre ndosha mendojnë se kanceri nuk mund të shmanget, por harrojnë se zbulimi në fazë të herëshme i kancerit dhe kujdesi paraprak, përbëjnë kufirin midis jetës dhe vdekjes.

Studimet kanë treguar se ata që kanë mbijetur kancerin kur kanë qënë fëmijë, e ndjejnë veten të lodhur nga mjediset e spitaleve që u zgjojnë kujtime të trishueshme. Kështu, ata shkëpusin lidhjet e krijuara me mjekë a klinika dhe shpesh nuk kanë dijeni rreth mënyrave të reja të trajtimit a rreziqeve.

Matheu Grasman u diagnostikua me kancer në tru para katër vjetësh. Por edhe pas trajtimit me sukses, ai shpenzon shumë kohë nëpër spitale. Eshtë një luftë që kurrë nuk mbaron , thotë Matheu. Ta kesh patur këtë sëmundje dhe të shpëtosh gjallë, shton edhe më shumë dëshirën për të jetuar. Kjo ndoshta është edhe arsyeja, që Matheu është gjithmonë i interesuar rreth përparimeve teknologjike e mjekësore në fushën e kancerit, duke mos e lënë jetën në duart e fatit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

December 2009
M T W T F S S
« Oct   Jan »
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031