ADN-ja e kancerit

E Martë, 22 Dhjetor 2009
3 comments

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Shkencëtarët britanikë thonë se kanë hartuar plotësisht kodin gjenetik për dy lloje kanceresh – kancerin e qelizave të vogla të mushkërive dhe melanomën, lloji më vdekjeprurës i kancerit të lëkurës. Të gjitha kanceret shkaktohen nga ndryshimet në ADN-në e qelizave. ADN përmban informatat gjenetike të qelizave. Ky informacion ndryshon kur qelizat gradualisht ndryshohen nga normale në jo normale dhe që me kalimin e kohës shndërrohen në malinjë.

Shkencëtarët thonë se miliona jetë njerëzish do të shpëtoheshin nëse do të ishte i mundur zbërthimi i kodeve gjenetike të llojeve të kancereve.

Nëpërmjet analizave të gjakut tumoret mund të zbulohen në fazën fillestare dhe atëherë trajtimi do të ishte i suksesshëm. Dr Jeanny Aragon-Ching është onkologe në qëndrën mjekësore të universitetit George Washington. Ajo thotë se zbulim i shkencëtarëve britanikë është hap drejt një epoke të mjekësisë së specializuar, sepse për të trajtuar lloje të ndryshme të kancerit, përdoren lloje të ndryshme të barnash. Sa më shumë që mjekët t’a njohin mënyrën sesi zhvillohen qelizat kanceroze, aq më të saktë ata mund të jenë për t’i goditur këto qeliza.

Shkencëtarët britanik gjetën 30.000 gjene të ndryshuara ose mutacione në melanoma, një lloj i kancerit të lëkurës që është përgjegjëse për 75 për qind e vdekjeve nga kanceri i lëkurës. Ata gjithashtu gjetën 23.000 mutacione në kancerin e qelizave të vogla të mushkërive. Por jo të gjithë këto mutacione shkaktojnë kancer.

Mjekja Aragon-Ching thotë se është puna e mjekëve për të gjetur se cilët prej ketyre mutacioneve ndikojnë në zhvillimin e kancerit. Përfundimisht, shkencëtarët mund të jenë në gjendje për zbuluar e trajtuar qelizat para-kanceroze, dhe kështu të arrijnë të parandalojnë formimin e tumorëve vdekjeprurës. Por kjo ditë është ende larg.

Aragon-Ching, thotë se gjetja e një kure tingëllon shumë optimiste, por ajo që shkencëtarët shpresojnë është që me këto zbulime dhe të tjera që do të pasojnë, kanceri të shihet si sëmundje kronike e cila mund të trajtohet e shërohet.

Ashtu si presion i lartë i gjaku që mund të kontrollohet me ilaçe, kanceri mund të bëhet një sëmundje pa vuajtje. Shkencëtarët kudo në botë tani janë duke punuar për regjistrimin e të gjitha gjeneve që shkaktojnë kancer te llojeve te ndryshme. Në Shtetet e Bashkuara, shkencëtarët janë duke studiuar lloj kanceresh si në trur, ovare dhe pankreas.

Përveç kancerit të mushkërive dhe melanomës, shkencëtarët janë duke shqyrtuar edhe ADN-në e kancerit të gjirit, si dhe kancereve në mëlçi, gojë dhe stomak.

3 responses to “ADN-ja e kancerit”

  1. eli says:

    pershendetje
    kan nevoje te di per adenocarcinoma e mirediferencuar cfare kanceri eshte keshtu e shkruan biopsia .. nje mikja e ime ka bere operacion ca rectumi dhe ka dale me kete biopsi ju lutem me spjegoni per kete lloj biopsie cfare thote stadi II
    desha te di edhe per ca ne qafen e mitres cfare shenjash ka dhe se si mund te shkoj me tej kjo semundje ka dhembje …
    ju faleminderit dhe pres pergjigje …

  2. jonus vranezi says:

    jam diagnostikuar ne vitin 2010 me ceroze hepatike etilike virale me kryerjen e analizes hbv-dna 1 vit me vone nuk rezulton ky fakt a ekziston nje mundesi e tille pasi une vazhdoj kurimin kete vit kam prape te njejten analize.

  3. ina says:

    Pershendetje
    kam nevoje te di, per adenokarcinoma e mirediferencuar, cfare kanceri eshte? keshtu e shkruan biopsia, ne cilen stad futet ?
    Gjithashtu shkruhet ” me invacion te indeve perikolonike 2 limfanodujt e kezaminuar jane neaktive dhe hepari i perfshire nga neoplaria(Pt4NxM1). doja te dija fazen e kancerit dhe pasojat e ketij lloj kanceri
    Faleminderit
    duke pritur pergjigje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

December 2009
M T W T F S S
« Oct   Jan »
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031