Astrit Lulushi Zerii Amerikes 07-01-2010 |
Rigjenerimin i gjymtyrëve vetëm mund të imagjinohet, por shumë krijesa të detit, duke përfshirë salamandrën dhe yllin e deti, kanë aftësinë për të rigjeneruar një gjymtyrë a bisht të humbur apo dëmtuar. Shkencëtarët po studiojnë një grup të kafshësh vertebrore dhe jovertebrore për të mësuar rreth gjeneve që i ndihmojnë ato të rigjenerojnë apo ri-rrisin gjymtyrët. Qëllimi i këtyre studimeve është se në çmënyrë kjo ri-rritje të aplikohet tek njerëzit. Në një laborator biologjik në shtetin Main, shkencëtari Randy Dahn dhe kolegët e tij janë duke studiuar gjenet e kafshëve të ndryshme të detit – për të gjetur se i rigjenerojnë ato gjymtyrët e tyre.
Deri tani ata kanë arritur të kuptojnë se në ç’mënyrë indet ndërveprojnë me njëri-tjetrin gjatë këtij procesi. Por sfida e vërtetë është për të kuptuar se çfarë ndodh në nivel molekular.
Doktor Randy Dahn thotë se kur të arrihet kjo, atëherë mund të kuptohet se përse njeriu nuk e ka aftësinë e rigjenerimit të gjymtyrëve. Në fakt disa thonë se këtë aftësi njeriu e ka patur, por e ka humbur gjatë evoluimit. Doktor Dahn beson se nëpërmjet një manipulimi gjenetik njeriu mund ta fitojë përsëri këtë aftësi.
Kohët e fundit, një simpozium në Walter Reed në Qendrën Mjekësore ushtarake Walter Reed në Uashington, u përqendrua në atë që është quajtur ilaç rigjenerues.
Dr. Roy Aaronit, i Universitetit Brown në shtetin Rhode Island thotë se se ka amfibë që mund t’i rigjenerojnë të gjithë gjymtyrë. Gjithashtu, njeriu ka aftësinë për të pranuar organet të huaja të transplantuara si mëlçi apo lëkurë, ku përshtja e indeve të këtyre organeve nuk është aq e ndërlikuar si në rastin e rigjenerimit të gjymtyrëve, si dorë apo këmbë.
Gjeneral-major Xhorxh Weightman, doktor në Universitetin Wake Forest në Karolinën e Veriut thotë se rigjenerimi i gjymtyrëve është kompleks sepse ato kanë jo vetëm muskuj e lëkurë, por edhe kocka, palcë, kërce, enë gjaku, e fije nervore.
Doktor Weightman thotë se fillimisht shkencëtarët do të përpiqen të parë nëse është e mundur rirritja e gishtave të prerë, para se të shpresojnë për rigjenerimin e një gjymtyre si dorë a këmbë. Deri tani, shkencëtarët kanë mundur të ri-rrisin një gisht vetëm disa centimetra dhe pastaj procesi i rritjes ndërpritet. Përse? Këtë shkencëtarët ende nuk e dijnë.
Apo ndoshta sepse për të rifituar aftësinë e rigjenerimit të gjymtyrëve, njeriut do t’i duhet ndoshta po aq kohë sa iu desh për t’i humbur këto aftësi? Pra duhet të kalojë në një evolucion prej miliona vjetësh e në kushte e nevoja krejt të ndryshme.
Por Randy Dahn është më optimist. Ai thotë se tranzicioni do të jetë i shpejtë dhe provat në njerëz që kanë humbur gjymtyrët nga sëmundje a aksidente, mund të fillojnë pas disa dekadave. Pra rigjenerimi i gjymtyrëve të njeriut nuk është një pyetje e nëse, por kur do të ndodhë.