Trajtimi i pasojave të diabetit

E Premte, 05 Dhjetor 2008
1 comment

Astrit Lulushi
Zëri i Amerikës

diabet2Retinopathia diabetike që shkaktohet nga ndryshimet në venat e gjakut në retinë është bëhet edhe një nga shkaktarët kryesorë të verbimit. Vështirësitë në qarkullimin e gjakut përbëjnë një problem të zakonshëm për pacientët me diabet. Kur venat e gjakut në sy bllokohen, pasoja shpesh është humbja e shikimit. Mënyra më e mire për parandalimin e dëmtimit të syve nga diabeti është mbajtja e nivelit të sheqerit në gjak nën kontroll. Por kërkimet e reja në këtë fushë tregojnë se edhe një ilaç i thjeshtë kundër presionit të gjakut mund të ndihmojë.

Një grup shkencëtarësh nga disa vende të ndryshme kryen disa studime ku u përfshinë pacientë me diabet të tipit 1 dhe 2. Ata vunë re se një tablet i quajtur Atacand ose Ratacand që përdoret për trajtimin e presionit të lartë të gjakut, pakëson 18 përqind rrezikun e dëmtimit në sy tek personat me diabet të tipit 1.

Tek personat me diabet të tipit 2, ilaçi Atakand ngadalëson procesin e humbjes së shikimit. Përfitimet nga ky ilaç janë të thjeshta dhe nuk mund të quhet kurë. Por 65 mijë amerikanë që preken cdo vit nga humbja e të parit si pasojë e diabetit, edhe një parandalim sado i vogël sjell një ndryshim të madh në jetën e tyre .

One response to “Trajtimi i pasojave të diabetit”

  1. nakki says:

    i fejuari im eshte diabetik pa insulin nuk mund te haje asgje deshta te pyes a mund te kete pasoja tek femijet e mi ne te ardhmen qe te lindin me ndonje te mete ?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

December 2008
M T W T F S S
« Dec   Jan »
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031