Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Në Shtetet e Bashkuara, një komision qeveritar thotë se një ilaç i llojit Statin, që merret për uljen enivelit të kolesterinës mund të përdoret për të rritur a të moshuar, edhe nëse ata nuk kanë nivele të larta kolesterine. Komisioni, i përbërë nga mjekë e shkencëtarë, thotë se ilaçi Krestor (Crestor) mund të parandalojë çdo vit dhjetra mijëra goditje në zemër e në tru. Ekspertët i mbështesin rekomandimet e tyre në një studim që u krye nga Astra Zeneka, firma që prodhon ilaçin Krestor. Studimi nuk përfshiu edhe barnat e tjerë të llojit Statin, prandaj është e paqartë nëse ato do të kishin të njëjtin efekt.
Shkencëtarët thonë se Krestori duhet t’u jepet burrave 50 vjeç e sipër dhe grave 60 vjeç e sipër që kanë nivel normal të kolesterinës, por që e kanë të ngritur nivelin e proteinës reaktive C. Rezultatet e studimit të financuar nga firma Astra Zeneka, tregojnë se tek pacientët që morrën Krestor, rreziku i goditjeve në zemër u pakësua 54 përqind; rreziku i goditjeve në tru u pakësua 47 përqind dhe numri i vdekjeve ra 20 përqind.
Shumë mjekë besojnë se këto rezultate do të ndikojnë që miliona të rritur e të moshuar që nuk vuajnë nga kolesteroli i lartë, tani do të kërkojnë të marrin Krestor, për të shmangur gjasat e goditjeve në zemër e në tru.
Por ka edhe mjekë që shqetësohen nga kjo mundësi. Ata thonë se dhënia e Krestorit personave që nuk kanë nivele të larta kolesterine, mund të sjellë efekte të dëmshme anësore si pezmatim në rrugët e frymëmarrjes dhe artrit.
Krestor bën pjesë në grupin e ilaçeve Statin dhe ka patur shenja se këto ilaçe e mbrojnë njeriun edhe nga sëmundje të syve përfshi glaukomën dhe kataraktin. Gjithashtu, vetëm një numër i vogël njerëzish që marrin Krestor, preken nga diabeti si efekt anësor.
2 responses to “Krestor parandalon goditjet në zemër e tru”
padyshim se gjdo zbulimi igzohmi sepse shpetohen jetra njerzish. por per ne ktu ne kosov nuk povlejn ne shekullin 21 te mos kesh kardio kirurgji sdo koment.sa vdesin ne kosov nga zemra ne asnje luft ne bot nuk vdesin.
padyshim se gjdo zbulimi igzohmi sepse shpetohen jetra njerzish. por per ne ktu ne kosov nuk povlejn ne shekullin 21 te mos kesh kardio kirurgji sdo koment.sa vdesin ne kosov nga zemra ne asnje luft ne bot nuk vdesin.