Trajtimi i stresit pas-traumatik

E Enjte, 01 Korrik 2010
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Sipas Administratës së Veteranëve, rreth 20 përqind e ushtarëve të kthyer nga luftërat në Irak dhe Afganistan vuajnë nga stresi pas-traumatik. Një grup shkencëtarësh pranë qëndrës mjekësore ushtarake Walter Reed morri në shqyrtim dy ushtarë me stres post-traumatik; një që kishte shërbyer në Falluxha dhe tjetri në Luftën e parë të Gjirit Persik. Të dy ishin trajtuar me barna për më shumë se një vit. Por pa sukses. Barnat kishin shkaktuar tek ata efekteve anësore. Secilit pacient i u dhënë një injeksion në qafë pranë një grupi fijesh nervore të quajtur SGB. Kjo procedurë zgjat 10 minuta dhe mjekët përdorin anestezi lokale. Blloqe të tilla fijesh nervore janë përdorur prej vitesh për të trajtuar dhimbjet kronike dhe sëmundjet të tjera.

Shkencëtarët në spitalin ushtarak Walter Reed vunë re se trajtimi SGB ishte i suksesshëm. Të dy pacientët provuan lehtësim të menjëhershëm, dhe të qëndrueshëm.

Edhe pse fusha e studimit ishte e kufizuar, këto rezultatete tregojnë mundësinë e përdorimit të blloqeve nervore për të trajtuar stresin post-traumatik. Ndërkohë, shkencëtarët thonë se prova të mëtejshme klinike janë të nevojshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

July 2010
M T W T F S S
« Jun   Aug »
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031