Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes
Në kohë të vështira ekonomike, duket sikur shtohet edhe numri i njerëzve që u drejtohen institucioneve fetare, për ndihmë, këshillë e shpresë. Qendra islamike shqiptare në Harper Woods, e vendosur që prej viti 1962 në periferi të një zone industriale siç ështe Detroiti, e provon këtë dukuri, sa herë që ndodh ndonjë ngadalësim ekonomik. Por kryetari i kësaj qendre, Imam Shuajb Gerguri thotë se shtimi i antarëve të xhamisë këto dy vitet e fundit është rrjedhim edhe i ardhjes së emigrantve të rinj. Në një bisedë me kolegun Astrit Lulushi, imam Gerguri foli edhe rreth çështjeve që shqetësojnë besimtarët myslimanë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni. Ai u ndal në çështjen e ferexheve në shkolla, në mosmarrëveshjet mes komunitetit mysliman në Maqedoni dhe çështjen e debatueshme në Amerikë për ngritje ose jo të një xhamije pranë vendit të sulmeve të 11 shtatorit 2001 në Nju Jork. (shiko intervisten)
One response to “Intervistë me Imam Shuajb Gergurin, Qendra Islamike Shqiptare në Harper Woods afër Detroit”
Ku ta lexoj intervisten, jo shikoj por lexoj