Çrregullimi bipolar, Catherine Zeta-Jones

E Premte, 15 Prill 2011
1 comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Ekspertët thonë se kur njerëz të famshëm – si aktorja Catherine Zeta Jones – shpallin publikisht se trajtohen për çrregullim bipolar, ata ndihmojnë në zvogëlimin e përçmimit dhe heshtjes që shoqëria tregon ndaj sëmundjeve mendore.  Rasti i aktores Zeta Jones tregon gjithashtu se njerëzit mund të jenë të suksesshëm edhe nëse vuajnë nga një çrregullimi bipolar.

Sipas statistikave të Institutit Kombëtar të Shëndetit rreth  2% e amerikanëve janë të prekur nga  çrregullimi bipolar. Kjo sëmundje ndahet në 4 nëngrupe dhe çrregullimi bipolar 1 dhe 2 janë më të zakonshmit.

Zeta-Jones thotë se vuan nga çrregullimi bipolar 2. Ekspertët thonë se kur një person vuan nga çrregullimi bipolar 2, tek ai/ajo vihen re periudha të shkurtra depresioni që  karakterizohen nga energji e lartë, pagjumësi, mendime madhështie, euforike e hypermanie.

Ndërkohë që nuk dihet se çfarë e shkakton çrregullimin bipolar, ekzistojnë teori se sëmundja krijohet nga ndryshimet e balancave kimike në tru, përfshi boshllëqet midis qelizave të quajtura  synapses. Gjithashtu mendohet se sëmundja është gjenetike. Ekspertët thonë se çrregullimi bipolar është sëmundje e shërueshme dhe nuk duhet parë si një e metë e karakterit të personit.

One response to “Çrregullimi bipolar, Catherine Zeta-Jones”

  1. […] Fituesja e çmimit Oscar, ka dy vjet vuan nga çrregullimi bipolar. […]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

April 2011
M T W T F S S
« Mar   May »
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930