Mbi vëllimin poetik “Shadows Speak in Riddles“ të Sami Gjokës

E Shtunë, 16 Prill 2011
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes

Poezitë e Sami Gjokës nuk mund të tingëllonin më mirë sesa anglisht – ndjesë “fansave” të tij shqiptarë në Facebook a gjetkë – dhe do të ishte “padrejtësi” ti përktheje ato në shqip, qoftë edhe me mendje – jo se shqipja nuk është e pasur – por është pjekuria gjuhësore, artistike, kulturore e autorit që i bën ato të paprekëshme, nëse duhen ruajtur vlerat, si dhe dhe të përcjellin ndjenjat dhe kuptimin. Sami Gjoka është ndër krijuesit relativisht të shumtë shqiptarë në Amerikë që rendin të shprehen ndryshe jo vetëm në formë e stil, por edhe ide. Jo rastësisht “Shadows Speak in Riddles” – Hijet flasin ndryshe – është edhe titulli i librit të tij prej 230 faqesh me poezi, nga Shtëpia Botuese Xlibris. “Shadows Speak in Riddles” gjendet tani edhe në Amazon.com, Books a Million dhe Barnes & Noble në SHBA.

Pas shume librave – romane, poezi e persiatje në shqip – me këtë vëllim të ri
poetik në anglisht, Sami Gjoka tani u afrohet guximshëm edhe kolegëve amerikanë të penës. Reçensuesit në Xlibris – filial i Shtëpisë së njohur Botuese Random House – janë shprehur se “Shadows Speak in Riddles“ t’i mbush sytë me lot. Vërtet, absolutisht prekës. Përvoja të shpirtit dhe jetës së autorit. Mbledhje, renditje e mahnitëshme, drithëruese fjalësh që krijojnë artistikisht në mendje një fushë betejë midis të mires dhe të keqes, brenda cdo guacke njerëzore;

“nga ku ne nisemi

për të pushtuar

gjithë universin.”

Vetëm për t’a bërë vendin të rrënohet nga urrejtja e lakmia, ku njerëzit të jenë;

“jo për të fjetur

as për t’u shlodhur,

por për gjakderdhje,

për britma, lot e mallkim.

por kurrë për të bekuar.”

Vargje absolutisht rrëqethëse sa edhe të afërta në armosferë, për ata që vërtet e ndjejnë realitetin;

“ku vdekja prehet normale,

e shtrirë në të njëjtin shtrat

për sa kohë që kjo botë,

nuk është përmirësuar.”

Si shumica e të ikurve nga Shqipëria para rënies se diktaturës, edhe Sami Gjoka, ish-i arratisur, nuk kërkon t’i imponohet vendit dhe as bashkë-atdhetarëve.

“Who asked me what I do.

I am a lonely, naked bat

My wings at dark I spread,

Hitting rocks of scary canyons.”

ose

“Kush më pyet se cfarë bëj.

Lakuriq nate, i vetmuar jam

Në mbrëmje krahët hap,

Shkëmbinj godas kanioneve të frikshëm.”

Mendimi profetik i poezisë së tij – si krahët e lakuriqit të natës – troket në dritare, që të dëgjojë dera, ashtu si në gjuhë e tematikë, poeti shqiptaro – amerikan i drejtohet botës, që të dëgjojë atdheu. Thirrjet poetike të Sami Gjokës janë thumbuese, të ashpra, herë-herë të zymta, ogurzeze, por me një fije të hollë shprese se dikush do t’i dëgjojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

April 2011
M T W T F S S
« Mar   May »
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930