Humbja e peshës lidhet me përmirësimin e kujtesës

E Mërkurë, 20 Prill 2011
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Është dokumentuar se njerëzit që humbasin peshë mund të përmirësojnë shëndetin e tyre. Tani shkencëtarët kanë zbuluar se  nga humbja e peshës përfiton edhe mendja.  Shkencëtarët në universitetin Kent në Ohajo morrën në shqyrtim 150 persona mbipeshë. Ata iu nënshtruan një provimi të kujtesës dhe 15 përqind e tyre treguan shenja të një kujtese të dobët. Pastaj, disa prej tyre, vullnetarisht iu nënshtrua një operacioni bajpas në stomak. Si rrjedhim ata që humbën peshë gjithashtu përmirësuan kujtesën e tyre. Tek personat që nuk humbën peshë, kujtesa e tyre mbeti e njëjtë, dhe në disa raste, u keqësua.

Profesor John Gunstad në universitetin Kent, Kadetra e Psikologjisë, thotë se këto rezultatete janë nxitëse për kërkime të mëtejshme, sepse vetëm kur të arrihet të kuptohet përse obesiteti dëmton trurin, vetëm kur të përcaktohen mekanizmat që kryejnë këtë ndikim në tru, vetëm atëherë mjekësia mund të jetë në gjendja të parandalojë mbipeshën.

Një shpjegim i mundshëm, thotë doktor Gunstad, është se mbipesha njihet si shkaktar i tensionit të lartë, diabetit dhe apneas së gjumit. Këto sëmundje aktualisht dëmtojnë trurin duke ndikuar në rrjedhën e gjakut në tru. Dhe kur me humbjen e peshës, presioni i gjakut përmirësohet, atëherë edhe rrjedha e gjakut në tru mund të përmirësohet. Gjithashtu është e mundshme që të tjera gjëra si p.sh. përmirësimi i gjendjes kardiovaskulare, të qenit më aktiv, ose ngrënia më mirë gjithashtu përmirësojnë aftësinë e njeriut për kujtesë më të mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Humbja e peshës lidhet me përmirësimin e kujtesës

E Mërkurë, 20 Prill 2011
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Është dokumentuar se njerëzit që humbasin peshë mund të përmirësojnë shëndetin e tyre. Tani shkencëtarët kanë zbuluar se  nga humbja e peshës përfiton edhe mendja.  Shkencëtarët në universitetin Kent në Ohajo morrën në shqyrtim 150 persona mbipeshë. Read the rest of this entry »

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

April 2011
M T W T F S S
« Mar   May »
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930