Burrat shtatlartë, në rrezik më të madh nga mpiksja e gjakut

E Premte, 29 Prill 2011
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Dihet se mbipesha është një faktor i rrezikshëm për krijimin e grimcave ose mpiksje të gjakut. Por tani thuhet se edhe shtatlartësia mund të jetë një tjetër faktor. Autorët e studimit mblodhën të dhëna nga më shumë se 26 mijë burra për gati 13 vjet. Për këtë studim u përzgjodhën burra të gjatë 1 metër e 80 cm dhe të shkurtër 1 metër e 60 cm. Gratë ishin të gjata 1 metër e 70 cm, ndërsa ato shtatshkurtra 1 metër e 50 cm. Gjithashtu mes pjesmarrësve kishte mbi peshë dhe me peshë normale trupore

Studiuesit  zbuluan se burrat shtatlartë me peshë normale ishin 2 herë e gjysmë më në rrezik të prekeshin nga mbiksja e gjakut, në krahasim me burrat shtatshkurtër. Por tek gratë shtatlarte ky rrezik nuk ishte më i madh në krahasim me gratë shtatshkurtra, përderisa të gjitha kishin peshë trupore  normale.

Megjithatë, rreziku për mpiksje gjaku shtohej për çdo grup, pavarësisht nga shtatlartësia apo gjinia, nëse ishin mbi peshë.

Ekspertët thonë se rezultatet e studimit nuk mund të përgjithësohen për të gjithë njerëzit, sepse pjesmarrësit në studim ishin përzgjedhur nga një qytet i vetëm. Sudimi u krye nga shkencëtarë të Universitetit Tromso në Norvegji.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

April 2011
M T W T F S S
« Mar   May »
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930