Problemet martesore, shkak për pagjumësi kronike për foshnjet

E Hënë, 16 Maj 2011
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Dihet se grindjet martesore mund të ndikojnë negativisht shëndetin shoqëror dhe  emocional të fëmijëve. Tani thuhet se grindjet martesore mund të mbajnë zgjuar jo vetëm çiftet por edhe fëmijët e tyre. Një studim i botuar në revistën Zhvillimi i fëmijëve (Child Development) thotë se problemet e martesës mund të jenë paraardhës të problemeve të gjumit për fëmijët. Autorët e studimit morrën në shqyrtim 357 familje me një foshnje të birësuar në lindje. Këtë përzgjedhje shkencëtarët e bënë për të eleminuar gjenet e përbashkëta si shpjegim për ngjashmëritë midis prindit dhe fëmijës.

Çiftet iu përgjigjën pyetjeve të tilla si: “A keni biseduar ndonjëherë seriozisht me partnerin tuaj rreth ndarjes ose shkurërëzimit?”

Autorët e studimit zbuluan se një martesë e paqëndrueshme kur fëmija ishte 9 muajshe parashikonte probleme pagjumësie tek foshnjet kur ata mbushnin moshën 18 muajshe. Studimi arrin në përfundimin se efektet e problemeve martesore tek një fëmijë shfaqen në formën e pagjumësisë më herët sesa mendohej.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

May 2011
M T W T F S S
« Apr   Jun »
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031