Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Ashtu siç ka kolesterinë të mirë dhe të keqe, trupi i njeriut përmban edhe dy lloj dhjamrash; një që e bën betejën kundër mbipeshës të zgjasë gjithë jetën, ky është dhjami i bardhë; dhe dhjamin ngjyrë kafe të errët, i cili aktualisht djeg kalori, dhe që shkencëtarët e quajnë “binjak” i dhjamit të bardhë .
Ndërsa moshohet, njeriu humbet dhjamin e errët, dhe përpiqet ta rifitojë atë nëpërmjet dietës ose ushtrimeve fizike. Teorikisht, sa më i lartë të jetë niveli i këtij dhjami aq më shumë kalori dhe dhjam të bardhë trupi djeg.
Në një studim në revistën Cell Metabolism, një grup shkencëtarësh thonë se gjatë një eksperimenti me minj në laborator, ata mundën të pakësojnë nivelin e dhjamit të bardhë duke e transformuar atë pjesërisht në dhjam të errët dhe muskuj. Gjatë eksperimentit ata vunë re se minjtë ruajtën një peshë normale, treguan përmirësim të niveleve të sheqerit në gjak dhe një tolerancë ndaj insulinës.
Autorët e studimit thonë se kjo teknikë është shumë larg përdorimit tek njeriu, por studimi ofron premtimin e ri për ndaljen e epidemisë së obesitetit dhe diabetit.
One response to “Dhjam që lufton mbipeshën”
Shume interesant vetem dua te bej nje sqarim te vogel: nuk ka kolesterol te keq apo te mire pasi kolesteroli eshte gjithmone e njejta molekule dhe eshte gjithmone i mire pasi eshte shume i rendesishem per membranat dhe per hormonet qe rrjedhin prej tij eshte problematik ne fakt niveli i perqendrimit te tij ne gjak (ketu vlen gjithmone rregulla helmi varret nga doza). Nga pikepamja biokimike mund te flasim me teper per disa mikrogrimca qe quhen Lipoproteina dhe kilomikrone dhe qe ndahen ne (Kilomikrone, HDL High Density Lipoprotein, LDL Low Desity Lipoprotein,VLDL Very Low Density Lipoprotein, ILDL Intermediate Low Density Lipoprotein ) te cilat transportojne kolesterolin dhe yndyrnat nga zorret e trasha ne melci, me pas nga melcia ne distriktet periferike dhe nga distriktet periferike drejt melcise. Kuptohet qe ne kete shkembim dinamik perqendrimi ne gjak varet nga raporti i mikrogrimcave qe dergojne kolesterolin dhe yndyrnat ne melci dhe ato qe i dergojne nga melcia ne distriktet periferike te trupit si muskujt ose organe te tjere. Gjithashtu eshte shume i rendesishem dhe kuota qe prodhon vete trupi. Nga pikpamja e mekanizmit biokimik te pjesmarjes ne ateroskleroze te kolesterolit debati shkencor eshte akoma i hapur. Megjithate nivele te larta ne gjak te kolesterolit te pergjithshem dhe raporti HDL/LDL mund te merren si faktore reziku per aterosklerozen qe mund te cojne ne Infarkte ose ne Iskemi.