Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Përfitimet nga ushtrimet fizike janë të pamohueshme.
Një studim i ri botuar në revistën Lancet thotë se vetëm 15 minuta aktivitet fizik në ditë mund të shtojë vite në jetën e njeriut.
Autorët e studimit vëzhguan mbi 400 mijë tajvanezë nga viti 1996 deri në vitin 2008 dhe rezultatet ishin:
– 15 minuta veprimtari fizike në ditë pakësojnë 14 përqind rrezikun e vdekjes
– shtojnë 3 vjet jetëgjatësinë, krahasuar me njerëzit jo-aktivë
– ulin 10 përqind rrezikun e vdekjes nga kanceri
Çdo shtesë prej 15 minutash ushtrime të përditëshme fizike ul 1 përqind më tej rrezikun e vdekjes nga kanceri, dhe ul 4 përqind më tej rrezikun e vdekjes nga sëmundje të tjera në përgjithësi.
Kjo ulje rreziku vazhdon deri sa koha e ushtrimeve fizike arrinë në 100 minuta në ditë. Pas kësaj përfitimet nuk rriten më, pavarësisht shtimit të kohëzgjatjes së ushtrimeve fizike, thuhet në studim.