Zbulohet një sistem i ri planetar

E Shtunë, 05 Janar 2013
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

newplanetsystemNjë ekip ndërkombëtar astronomësh ka zbuluar se Tau Ceti, një nga yjet më të afërt me Tokën, mund të përmbajë 5 planete a sistem planetesh, mundësisht të banueshëm.

Në një distancë prej 12 vjet drite dhe i dukshëm me sy të lirë në qiellin e mbrëmjes, Tau Ceti është i vetmi ylli më i afërt që ka të njëjtin klasifikim si sistemi ynë diellor. 5 planete të Tau Cetit janë vlerësuar të kenë përmasa midis 2 dhe 6 herë më të mëdha se planeti yne – duke i bërë ato me përmasa më të përafërta me Tokën të zbuluara deri tani.

Ekipi ndërkombëtar i astronomëve nga Britania e Madhe, Kili, SHBA dhe Australia, përdori teknika të reja për të zbuluar sinjale nga ky yll, sinjale të cilat më parë mendohej se nuk ekzistonin. Kjo sugjeron se Tau Ceti nuk është i vetmi yll që perben sistem planetar.

Autorët e studimit, botuar në revistën Astronomy & Astrophysics, thonë se zbulimi i ri është në përputhje me pikëpamjen në zhvillim që praktikisht çdo yll përmban sistem planetesh, mundësisht të banueshëm. Sistem planetar quhet kur një grup i lidhur (gravitacional) objektesh jo-yjorë sillet në orbitë rreth një ylli. Toka, për shembull është pjesë e një sistemi planetar që sillet në orbitë rreth një Ylli – Diell.

Pra, kur sytë nguliten natën në qiell, ia vlen të mendohet se yjet që shihen përfaqësojnë a përmbajnë shumë planete, dhe disa prej tyre ndoshta të banueshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

January 2013
M T W T F S S
« Dec   Feb »
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031