Dëgjimi dhe Dyslexia, zbulohet një bio-marker

E Premte, 22 Shkurt 2013
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

coverMë shumë se 10 për qind e fëmijëve vuajnë nga Dyslexia, çrregullim që përmbledh numër paaftësish – pa lidhje me inteligjencën – që e bëjnë të mësuarit për të lexuar një luftë të vështirë. Tani, shkencëtarë të Universitetit Northwestern në Çikago, thonë se kanë gjetur një mekanizëm që duket se luan rol të rëndësishëm në procesin e leximit. Autorët e studimit, botuar në revistën Neuroscience, thonë se kanë zbuluar një lidhje sistematike mes aftësisë së leximit dhe qëndrueshmërisë me të cilën truri kodon tingujt.

Në këtë studim, fëmijët me Dyslexia u pajisën për një vit me aparate ndihmëse dëgjimi ku zëri i mësuesit   transmetohet direkt në veshët e tyre. Pas një viti, fëmijët treguan përmirësim jo vetëm në lexim, por edhe në përputhjen midis valëve të trurit dhe kodimit të tingujve të fjalës, veçanërisht bashkëtingëlloreve.

Ky bio-marker, thonë autorët, krijon tani mundësi për të kuptuar procesin e leximit dhe marrjen e masave për ta përmirësuar atë kur fëmija ka vështirësi.

Studime në laboratorë në mbarë botën kanë treguar se aftësia e leximit është e lidhur me kujtesën dhe vëmendjen. Studimi i ri thotë se kjo aftësi tani mund të ndihmohet edhe duke përmirësuar dëgjimin nga i cili valët e trurit dhe kodimi i tingujve sinkronizohen në mënyrë të qëndrueshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

February 2013
M T W T F S S
« Jan   Mar »
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728