Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Studimet e mëparshme kanë gjetur se çaji jeshil ul rrezikun e sëmundjes së zemrës.
Tani, një studim i ri tregon se njerëzit që pijnë çdo ditë çaj jeshil ose kafe ulin rrezikun e prekjes nga goditja në tru.
Autorët e studimit intervistuan më shumë se 83 mijë persona në Japoni mbi konsumimin e këtyre pijeve dhe pastaj i vëzhguan ata për 13 vjet.
Rezultatet e studimit u botuan në “Stroke” – revistë e shoqatës amerikan të Zemrës. Autorët gjetën se pjesëmarrësit që pinin një filxhan kafe ose dy gota çaj të gjelbër çdo ditë ulnin rrezikun e goditjes në tru nga 20 % deri 30 %., në krahasim me ata që i pinin rrallë ato.
Dhe ndërsa sasia këtyre pijeve të konsumuara u rrit, rreziqet e një goditjeje në tru u pakësuan edhe më shumë.
Autorët e studimit arrijnë në përfundimin se përfshirja e çajit jeshil ose kafesë në dietën e përditëshme është një hap i vogël por pozitiv në ndihmë të parandalimit të goditjeve në tru dhe sëmundjeve të zemrës.