Tuberkulozi në SHBA, në nivelin më të ulët

E Martë, 26 Mars 2013
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

TBEkspertët e quajnë këtë një histori suksesi.

Tuberkulozi – ose TB – është sëmundje e rrezikshme, e përhapur rreth e rrotull globit.

E diela e kaluar ishte Dita Botërore e TB-së.  Dhe të paktën në Shtetet e Bashkuara – ka arsye për të festuar.

Tuberkulozi është një infeksion bakterial që më shpesh ndikon në mushkëri. Sëmundja përhapet nga kollitjet dhe teshtitjet – dhe mund të jetë fatale.

Dikur, në Shtetet e Bashkuara tuberkulozi ka qenë më shumë se e zakonshme  – por tani Qëndra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve – ose CDC –  thotë se amerikanët janë duke e fituar luftën kundër kësaj sëmundjeje.

Në vitin 2012, në SHBA u raportuan vetëm 9951 raste të reja turberkulozi – ose  6.1 për qind më pak vetëm brenda 1 viti  – dhe viti i 20-të me radhë që kjo shifër bie.

Por ka më shumë punë për të bërë.

Mes amerikanëve, ata të lindur jashtë ua kalojnë në numër shtetasve të lindur brenda vendit.

Dhe rastet e TB-së mes pakicave racore dhe etnike janë më të larta sesa mes të bardhëve.

Por shifrat e reja tregojnë se përpjekjet e bashkërenduara të shëndetit publik për të zhdukur tuberkulozin po bëjnë shumë përparime “të shëndetshme”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

March 2013
M T W T F S S
« Feb   Apr »
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031