Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Rreth foshnjave që flenë ose nuk flenë.
Nëse foshnja ka problem me gjumin, për këtë prindërit pak mund të bëjnë për t’a ndryshuar, thuhet në një studim në revistën “Pediatrics”.
Por studimi përmban edhe lajm të mirë.
Lajmi i keq: pas shqyrtimit të 1 mijë binjakëve, ekspertët thonë se gjumi i bebeve bazohet kryesisht në gjenet e tyre – d.m.th. – prindërit pak mund të bëjnë për t’a ndryshuar rrjedhën e gjumit.
Lajm i mirë: prindërit duhet të presin deri sa foshnja të bëhet 18-muajsh. Kjo është periudha kur faktorët e mjedisit – gjumi me orar – fillon të luajë rol në mënyrën se si foshnjat flenë, dhe ky është një shans për prindërit që t’u mësojnë atyre rutinën e gjumit.
Autorët e studimit thonë se zakone e gjumit të ditës tek foshnjat ndikohen fuqishëm nga mjedisi më shumë se sa nga gjenet e tyre – dhe ky është një tjetër lajm i mirë për prindërit e lodhur në kërkim për më shumë gjumë për fëmijë e vegjël – dhe për veten e tyre.