Çrregullimet mendore – në kërkim për mënyra të reja trajtimi

E Premte, 07 Qershor 2013
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

cover_natureDuke aktivizuar një qark të trurit që kontrollon sjelljet e pandreqëshme, neuroshkencëtarët në Institutin Teknologjik të Masaçusetsit (MIT), kanë demonstruar se mund t’i bllokojnë këto sjellje tek minjtë në laborator – një rezultat që mund t’i ndihmojë shkencëtarët për të zhvilluar trajtime të reja për sëmundje të tilla si çrregullimi obsesiv-maniakal apo OCD, dhe sindromi Tourette ose TS, një çrregullim i trashëguar neuro-psikiatrik.

OCD është një çrregullim psikik që karakterizohet nga mendime ngulmuese që prodhojnë ankth, frikë, mani (nga mikrobet etj.); ose sjelljet shqetësuese të përsëritura (larja e vazhdimisht e duarve etj.), që synojnë zvogëlimin e ankthit; ose një kombinim i të dyjave etj.)

Miliona njerëz vuajnë nga OCD, dhe pacientët zakonisht trajtohen me barna kundër ankthit ose antidepresantë; me psikoterapi ose terapi të sjelljes; ose një kombinim i terapisë dhe barnave. Për ata që nuk reagojnë ndaj këtyre trajtimeve, një alternativë e re është stimulimi i thellë i trurit (DBS), që dërgon impulse elektrike nëpërmjet një stimuluesi kardiak apo ‘pacemaker’ të implantuar në tru.

Administrat amerikane e Ushqimeve dhe Barnave (FDA) e ka miratuar që në vitin 1997 këtë mënyrë kirugjike si trajtim për tronditje të thella të trurit; për sëmundjen e Parkinsonit, në vitin 2002: dhe për dystoninë (çrregullim neurologjik i lëvizjeve), në vitin 2003. DBS gjithashtu përdoret zakonisht për të trajtuar dhimbjet kronike dhe ka qenë përdorur për të trajtimin e çrregullimeve afektive të ndryshme, duke përfshirë edhe depresionin e madh. Ndërsa stimulimi i thellë i trurit është provuar i dobishëm për disa pacientë, ekzistojnë edhe mundësi për komplikacione të rënda dhe efekte anësore – për arsye se ende nuk njihet koha e saktë se kur këto impulse elektrike i duhen dërguar trurit.

Për studimin e ri – botuar në revistën Nature – për të kontrolluar veprimtarinë e neuroneve, shkencëtarët përdorën mënyrën optogjenetike ose nëpërmjet dritës. Kjo teknikë nuk është ende gati për përdorim në njerëz, por studime si ky, thonë ekspertët, mund t’i ndihmojnë neurologët të identifikojnë rastet e aktivitetit të trurit që sinjalizojnë fillimin e sjelljes së sëmurë, duke i lejuar ata që të përcaktojnë më saktësisht kohën e ofrimit të stimulimit të thellë të trurit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

June 2013
M T W T F S S
« May   Jul »
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930