Qelizat e kordonit umbilikal mposhtin leukeminë

E Martë, 02 Mars 2010
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Shkencëtarët në Seatle të shtetit Uashington thonë se kanë bërë një përparim të madh në trajtimin e llojeve të kancerit në gjak, përfshi leukeminë. Provat klinike kanë treguar se 7 në 10 pacientë me kancer në gjak janë kuruar suksesshëm.
Gjatë provave në qëndrën Fred Hutchison shkencëtarët zbuluan se transplantimi i qelizava të kordonit umbilikal, që lidh nënën me foshnjen deri sa lind, mund të përdoren më gjërësisht për trajtimin  e disa kancereve. Ata thonë se prova në këtë fushë janë bërë edhe më parë, por tani ata kanë zbuluar një mënyrë më të mirë që qelizat e transplantuara në gjakun e pacientit me kancer, të japin rezultate brenda dy javëve në vend të 4 javëve siç pritej më parë.

Qelizat e gjakut të këtij kordoni  merren nga foshnjet e sapolindur kur u pritet kërthiza. Pastaj qelizat manipulohen në laborator dhe përdoren në procedura transplanimi tek pacientët me lloje të ndryshme kanceri në gjak, duke shpëtuar jetën e tyre.

Shkencëtarët në qëndrën Fred Hutchison për kërkime në fushën e kancerit thonë se trajtimi me procedurën e re tregon se pas transplanimeve, 70 përqind e pacientëve me kancer në gjak mbijetojnë pa asnjë shenjë të sëmundjes. Shkencëtarët thonë se në kërkimin e prova klinike u  përfshinë pacientë të moshave nga 3 deri në 43 vjeç. Shkencëtarët thonë se prova të tjera klinike janë planifikuar për të rikonfirmuar arritjet e para dhe pas kësaj do t’i shpallin rezultatet e plota të kërkimeve të tyre për t’u ardhur në ndihmë e shpëtuar jetë njerëzish që jetojnë me lloje të ndryshme kanceri në gjak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

March 2010
M T W T F S S
« Feb   Apr »
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031