Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Shumë njerëz besojnë se cigaret elektronike apo E-Cigaret janë më pak të dëmshme sesa cigaret me duhan.
Një studim i ri tregon se ekzistojnë ide të gabuara se çfarë mund dhe nuk mund të bëjnë ato – mbi rreziqet ose përfitimeve e tyre dihet shumë pak.
Është quajtur cigare elektronike, por duket si cigare e vërtetë – ajo përmban një substancë të lëngshme që krijon avuj nikotine dhe jo lëndë të tjera të dëmshme që gjenden në cigaret e duhanit.
Një studim i publikuar në revistën amerikane të shëndetit publik, konstaton se shumë të rinj besojnë se këto zevendësuese të cigareve të duhanit, mund të jenë më të dobishme sesa thuhet se janë
Shkencëtarët analizuan të dhëna duke pyetur a vëzhguar rreth 2 mijë e 500 persona të moshave 20 – 28 vjeçare për të parë se sa i njihnin ata këto cigareve
Rezultatet treguan se gati 70 për qind e pjesëmarrësve ishin në dijeni rreth cigareve elektronike; mes këtij grupi, 45 për qind mendonin ato mund të ndihmonin për të lënë cigaren me duhan; 52 për qind besonin se e-cigaret ishin më pak të dëmshme; dhe 27 për qind thanë se këto lloj cigaresh e bënin personin më pak të varur nga nikotina në krahasim me personat që pinin cigare të zakonshme.
Por studiuesit paralajmërojnë se rreth rrezikut të cigareve elektronike dihet shumë pak, dhe se nuk ka dëshmi të mjaftueshme për të mbështetur ndonjë përfitim prej tyre.