Diabeti dhe humbja e shikimit

E Premte, 01 Mars 2013
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

visionNdërsa mbipesha bëhet problem shëndetësor global, edhe një prej pasojave të saj – diabeti i tipit 2 – po merr përmasa pandemike. Kjo ngre shqetësime të reja rreth sëmundjeve që lidhen me diabetin, përfshi të parit që nëse lihet pa trajtuar mund të çojë në verbim.

Organizata botërore e shëndetësisë thotë se 160 milionë njerëz në botë me diabet gjithashtu  janë të prekur edhe nga një shkallë e humbjes së shikimit e quajtur ndryshe “retinopathy diabetike” –  shkaktuar nga ndryshimi i enëve të gjakut në retinë, pjesë e syrit që kthen imazhet e dritës në impulse nervore duke lejuar njeriun të shohë.

Një studim 10 vjeçar i kryer nga shkencëtarë pranë shkollës mjekësore Johns Hopkins në Baltimor, tregon se i vetmi faktor rreziku për humbjen e shikimit që u rrit gjatë periudhës në vëzhgim ishte diabeti. Studimi  gjithashtu zbuloi se diabeti po përhapet edhe mes moshave të reja. Shkencëtarët  vunë re se mes personave në moshën 20 deri 40 vjeçare, rastet e diabetit janë rritur 40 për qind.

Ekspertë të shëndetësisë thonë se çdo njeri me diabet është në rrezik për të humbur shikimin. Por i rëndësishëm është fakti se është se retinopathia diabetike mund të trajtohet dhe nëse zbulohet herët, pacienti ka gjasa të parandalojë humbjen e të parit në 90 për qind të rasteve. Ndërsa pa trajtim, sëmundja mund të rezultojë në humbje të pjesëshme ose deri të plotë të shikimit. Studimi u botua në revistën e shoqatës amerikane të mjekësisë (JAMA).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

March 2013
M T W T F S S
« Feb   Apr »
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031