Philby; Histori nga Lufta e Ftohtë

E Martë, 01 Korrik 2014
Leave a comment

Kim PhilbyMe 1 korrik 1963 – Qeveria britanike pranon se ish-diplomati i saj, Harold Adrian Russell “Kim” Philby, kishte vepruar si agjent sovjetik. Dezertim i tij në Bashkimin Sovjetik në janar 1963 ishte një prej momenteve më dramatike të Luftës së Ftohtë.

Filbi ishte përjashtuar vite më parë nga shërbimi i zbulimit britanik MI6 – ai dyshohej si spiun e tradhtar. Në rrezik për t’u arrestuar, Filbi kërkoi ndihmën e qendrës në Moskë. Në janar 1963, ndërsa punonte si gazetar për Observer dhe Economist dhe ndodhej në Bejrut, Liban, Filbi i hipi një anije ruse me destinacion Odesën. Larg nga të priturit si hero, Filbi u mënjanua nga KGB-ja sovjetike, e cila frikësohej se ai mund të ishte agjent afatgjatë i dyfishtë i perëndimit.

I vetmuar, Filbi gjeti shishen si ngushëllim duke u dhënë pas pijes. Por në aspekte të tjera, ai u trajtua mjaft mirë, thonë biografët, më mirë sesa qeveria sovjetike trajtonte popullin e vet; atij iu dha një makinë, një vilë e mobiluar, furnizime rregullisht me ushqime të përzgjedhura, edhe nga jashtë shtetit, me të gjitha ato që nuk i kishin munguar në Londër, madje edhe grua, Philby u martua, me gruan e tij të katërt, Rufina Pukhova, e cila në kujtimet e saj shkruan se Filbi kurrë nuk shprehu keqardhje që u arratis, por mbeti i zhgënjyer, i tronditur kur pa njerëz të varfër të rreckosut dhe kuptoi se “ne po ndërtojmë komunizmin” nuk kishte ndodhur. Ai gjithashtu tentoi vetëvrasje, por kurrë nuk foli për t’u kthyer në Angli.

Harold Adrian Russell “Kim” Philby vdiq në Moskë në vitin 1988, në moshën 76 vjeçare; ai është cilësuar si një prej spiunëve më dinakë të shekullit XX. Në Britani, kohët e fundit janë hedhur fjalë për rehabilimin e tij; disa thonë se Filbi nuk ka vrarë njeri; të tjerë këmbëngulin se është shumë vonë për falje, sidomos për ata që u hodhën me parashutë natën në vendet komuniste, dhe u kapën a u vranë të spiunuar nga Kim Filbi gjatë Luftës së Ftohtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

July 2014
M T W T F S S
« May   Aug »
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031