Gjuhë e ndarë, gjuhë e re

E Diel, 07 Shtator 2014
Leave a comment

1CoverNjë studim i ri ofron dëshmi që barrierat fizike të formuara nga oqeanet mund të ndikojnë diversifikimin e gjuhës. Për shkencëtarët kjo konfirmon hipotezën se gjuhët, ashtu si speciet, janë produkt i evolucionit.

Studimi i ri i publikuar në Journal of Evolutionary Biologji thotë se i njëjti faktor përgjegjës për shumicën e biodiversitetit në Ishujt Galapagos është gjithashtu përgjegjës për diversitetin gjuhësor në ishujt japonezë; pengesat natyrore oqeanike që pengojnë bashkëveprimin mes komuniteteve gjuhësorë. Prandaj, një gjuhë e izoluar gradualisht ndryshon nga tjetra për shkak të pakësimit të kontaktit.

Për shembull, ndryshimi midis anglishtes britanike dhe anglishtes amerikane kishte filluar të vihej re që në shekullin e XVIII, qoftë nga ndarja a pavarësia nga Britania por edhe nga kontaktet a përzierjet e anglishtes me gjuhë të folura nga kolonë jo-britanikë në Hemisferën perëndimore. Një kontribut të veçantë në drejtim të formalizimit të ndryshimeve midis së njëjtës gjuhë erdhi nga Noah Webster, i cili shkroi fjalorin e parë amerikan (botuar 1828) duke treguar se njerëzit në Shtetet e Bashkuara flisnin një dialekt të ndryshëm anglisht nga banorët në Britani. Në tregimin Ghost Canterville (1887), Oscar Wilde do të shkruante: “Ne kemi çdo gjë të përbashkët me Amerikën në ditët e sotme, me përjashtim, natyrisht, gjuhën.” Ndërsa dramaturgu dhe humoristi George Bernard Shaw do të shprehej: “Anglezët dhe amerikanët janë dy popuj të ndarë nga një gjuhë e përbashkët.”

Një shembull i ndryshimit të një gjuhe nga mungesa e kontaktit a bashkëveprimit është edhe ajo e shqipes me arbërishten, me detin si pengesë dhe gjuhë të tjera të huaja brenda a mes tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

September 2014
M T W T F S S
« Aug   Oct »
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930