Troja, qyteti luksoz i parahistorisë, shkatërruarr nga grekët me dredhi me një kalë prej druri, do të zbulohet rishtas nga një ekip ndër-disiplinor arkeologësh dhe shkencëtarësh – Ekspedita udhëhiqet nga arkeologë të Universitetit Wisconsin-Madison.
Troja është gur prove i qytetërimit perëndimor, edhe pse është gërmuar në të kaluarën, ka ende shumë për të thënë. Plani është për të zgjeruar punën në zonat e pashkelura për nxjerrjen edhe më shumë informacion në lidhje me njerëzit të cilët jetonin këtu mijëra vjet më parë.
Lufta e Trojës u përjetësua në poemën epike Iliada të Homerit shekuj pas ngjarjeve të konflikti. Vendi mbeti i pushtuar për rreth 4500 vjet, që nga fillimi i Epokës së Bronzit deri në shekullin e 13 pas Krishtit, kur u braktis, u mbulua nga miti – dhe u zbulua në vitin1870 nga biznesmeni gjerman Heinrich Schliemann, puna e të cilit hodhi themelet për arkeologjinë moderne.
Troja, në Turqinë moderne, është vendosur në Dardanele, udhëkryq mes Lindjes dhe Perëndimit, dhe një pikë e nxehtë për konflikt në kohët e lashta dhe moderne.Vendi arkeologjik është pjesë komplekse e historisë dhe parahistorisë, me 10 qytete të ngritura njëri mbi tjetrin, dhe me dëshmi për shkatërrim të dhunshëm.
Pas zhdukjes së Trojës në fund të epokës së Bronzit, vend u ri-mor nga grekët, romakët dhe të tjerët – që të gjithë pretendonin Trojën e Homerit dhe karakteret e tij – Akilin, Helenën, Priamin dhe Ajaks – si trashëgim kulturorë. Qyteti antik u vizitua nga persianët e Kserksit, Aleksandri i Madh, dhe perandorë romakë, duke përfshirë Augustin dhe Hadrianin. Poema epike e Homerit për një epokë të humbur, për heronjtë legjendarë dhe për Luftën e Trojës ka shërbyer si burim frymëzimi për artin dhe letërsinë si asnjë tjetër.
Edhe pse arkeologët kanë gërmuar në Trojë për gati 140 vjet, me përjashtim të një pauze 50-vjeçare mes viteve 1938 dhe 1988, më pak se një e pesta e saj është zbuluar shkencërisht. Prandaj Troja shihet si thelbësore për pyetje në lidhje me zhvillimin e qytetërimit në Evropë dhe Lindjen e Afërt.
Në kulmin e saj, kështjella e Trojës, me mure të trasha 12 metra dhe mbi 30 metra të larta, shtrihej në hapësirë prej rreth 6 hektarësh. Një qytet me mure më të ulëta mbulonte një hapësirë prej 50 hektarësh, shumë prej të cilëve të paeksploruara. Varreza mbretërore e Trojës së lashtë, për shembull, ka ende për të thënë. Boshllëqe të mëdha në njohuri përfshijnë identitetin e trojanëve parahistorikë, vendndodhjen e varrezave kryesore dhe natyrën e sistemit të shkrimit të tyre.
Në punën e tyre në Trojë, shkencëtarët planifikojnë një rrjet bashkëpunimi për të përdorur teknika të fuqishme të reja shkencore për të zbuluar të dhënat e fshehura të qytetit të lashtë dhe banorëve të saj. Metodat e reja për të shqyrtuar mbetjet kimike në qeramikë, kuzhina e lashtë dhe sallat bankete, për shembull, mund të zbulojnë sekretet e kuzhinës, ndërsa analizat e gjenomit të mbetjeve të njeriut dhe të kafshëve mund të hedhin dritë mbi sëmundjet në këtë udhëkryq të qytetërimit. Pjesa më e madhe e punës së re në fushën e “arkeologjisë molekulare”, e cila përfshin sekuenca e ADN-së dhe analizën e proteinave, do të zhvillohet në bashkëpunim me Qendrën e Bioteknologjisë UW-Madison.
3 responses to “Arkeologji: Troja”
interesante.. ndoshta fakti se per 150 vjet nuk eshte zbuluar ndonje gje e madha tregon se nuk ka mbetur shume per tu zbuluar…
arben x.
po,
arben x., ju keni te drejte
Pershendete quhem Nazmi zendeli i lindur ne f, Luboten te Shkupit banues ne Shkup lagja Cair, deshiro te emi ne kontakt ne lidhje me te dhenat e vende ndodhjes se Trojes, edhe une mirem me kerkimet arkelogjike ne Maqedoni, Kosov dhe Shqipri.