Kuptimi i qeshjes

E Premte, 13 Shkurt 2015
Leave a comment

smileQë kur Leonardo Da Vinci pikturoi Mona Lisën, shumë është thënë për atë që qëndron pas buzëqeshjes së saj. Tani, shkencëtarët kanë zbuluar se sa ngatërruese është shprehja e Monës, aq sa e bën njeriun të perceptojnë një fytyrë të lumtur, edhe nëse ajo s’është.

Qeniet njerëzore nxjerrin një përfundim të gjendjes shpirtrore të të tjerëve nga shprehja e fytyrës. Frika, zemërimi, trishtimi, pakënaqësia dhe befasia kuptohen shpejt në këtë mënyrë. Por disa emocione janë më të vështira për t’u perceptuar.

Buzëqeshja luan rol kyç në njohjen e lumturisë tek tjetri. Por, njeriu nuk është vërtetë i lumtur çdo herë që buzëqesh. Në disa raste, buzëqeshja thjesht shpreh mirësjellje a miratim; herë tjetër mund të jetë mënyrë për të fshehur sarkazëm apo nervozizëm.

Sipas studimit në Plataforma SINC, arsyeja pse një buzëqeshje nganjëherë çon në kategorizim të gabuar të një shprehjeje lidhet me rëndësinë e shikimit. Duke matur lëvizjet e syve, është vërejtur se një shprehje e paqartë kategorizohet si e lumtur nëse shikimi bie mbi gojën e qeshur, dhe jo tek sytë, ku del më saktë kuptimi i saj.

Gjithashtu, njerëzit me ankth social rrallë i ngatërrojnë shprehjet e paqarta të buzëqeshjeve me ato vërtet të lumtura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

February 2015
M T W T F S S
« Jan   Mar »
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728