Shkencëtarë në Universitetin Yale, Shkolla e Mjekësisë, thonë se gjatë dietës oso agjërimit, trupi prodhon një substancë e cila mund të bllokojë çrregullime të ndryshme.
Në studimin, publikuar në Nature Medicine (online), thuhet se gjatë dietës, trupi bllokon një lloj proteine të quajtur NLRP3, përgjegjëse për sëmundje autoimune si diabet, arterosklerosë, Alzheimer.
Trupi i njeriut prodhon metabolitin BHB, në përgjigje të agjërimit, stërvitjeve, kufizimit të kalorive, ose dietës me pak karbohidrate. Dihej se agjërimi dhe kufizimi i kalorive pakëson inflamacionet.
Duke punuar me minj në laborator, shkencëtarët u përqëndruan në mënyrën se si përgjigjen qelizat imune që prodhojnë inflamacion, dhe zbuluan se inflamacionet u pakësuan ku minjtë iu nënshkruan dietës dhe ushtrimeve fizike të cilat rritën nivelet e metabolitit BHB-së në gjak.
Rezultatet sugjerojnë se metabolitët endogjene si BHB që janë prodhuar gjatë dietës me karbohidrat të ulët, agjërim, apo ushrime fizike, mund të ulin nivelin e proteinës NLRP3, e cila shkakton pezmatime a sëmundje.