Shkencë: Bota sot dhe njeriu i parë

E Mërkurë, 25 Shkurt 2015
2 comments

Toba lakeKatastrofa Toba ishte një shpërthim super-vullkanik rreth 77-mijë vjet më parë në vendin ku sot ndodhet liqeni Toba, në Sumatra, Indonezi; Toba është një nga shpërthimet më të mëdha që ka ndodhur në planetin Tokë (100 herë më i madh se shpërthimi më 1815, në Tambora në Indonezi, i cili shkaktoi “Vitin pa verë” më 1816 në hemisferën veriore).

Mendohet se shpërthimi Toba shkaktoi një dimër global prej 10 vjetësh dhe një periudhë ftohjeje prej 1000 vjetësh; depozitoi një shtresë hiri pre 15 centimetra mbi të gjithë Azinë Jugore.

Shkencëtarët mendojnë se Shpërthimi Toba përkoi me fillimin e periudhës së fundit të akullnajave; shkaktoi një ftohje të shkurtër, dramatike, ose ‘dimër vullkanik’, që rezultoi në rënie të temperaturës mesatare globale prej 3.5 grade Celsius.

Toba është super-shpërthimi më i studiuar në histori. Në vitin 1993, u hodh idea e një lidhjeje midis këtij shpërthimi dhe ngushtimit gjenetik në evolucionin njerëzor. Kjo ide u mbështet nga shumë shkencëtarë.

Sipas teorisë së ngushtimit, rreth 100.000 vjet më parë, popullsia njerëzore kishte rreth 10-mijë individë. Kjo mbështetet nga prova gjenetike që tregojnë se njerëzit e sotëm rrjedhin nga një popullatë shumë e vogël që ekzistonte 70-mijë vjet më parë.

Përkrahësit e teorisë gjenetike të ngushtimit thonë se shpërthimi Toba solli një katastrofë ekologjike globale, duke përfshirë shkatërrimin e vegjetacionit së bashku me thatësirën e madhe. Një dimër vullkanik 10-vjeçar i shkaktuar nga shpërthimi Toba mund të ketë shkatërruar burimet ushqimore të njerëzve dhe rënien e madhe të numrin të popullsisë. Kjo nga ana tjetër mund të ketë përshpejtuar diferencimin e popullsisë njerëzore. Prandaj, dallimet gjenetike mes njerëzve modernë mund të mos pasqyrojnë ndryshimet brenda 70-mijë viteve të fundit, por një dallimi gradual gjatë miliona vjetëve.

Megjithatë, disa studiues kanë sugjeruar se shpërthimi Toba mund t’i ketë detyruar njerëzit për strategji të reja adaptive, që  lejuan zëvendësimin e Neanderthalëve dhe specieve të tjera arkaike të njeriut. Por kjo teori është sfiduar me dëshmi për praninë e Neandertalët në Evropë.

Shpërndarja e saktë gjeografike e popullatave njerëzore në kohën e shpërthimit nuk dihet; popullata e mbijetuar mund të ketë jetuar në Afrikë dhe më pas emigroi në pjesë të tjera të botës. Analizat e ADN-së kanë treguar se migrimi i madh nga Afrika ndodhi 60-mijë deri 70-mijë vite më parë, një përputhje me kohën e  shpërthimit Toba.

Megjithatë, gjetjet arkeologjike kanë sugjeruar se një popullatë njerëzore mund të ketë mbijetuar nga shpërthimi Toba në Indinë jugore dhe prej andej u përhap e shumë-fishua në mbarë botën.

2 responses to “Shkencë: Bota sot dhe njeriu i parë”

  1. Hi there friends, pleasant paragraph and nice urging commented here, I
    am truly enjoying by these.

  2. Hello friends, good post and pleasant urging commented at this place, I am genuinely
    enjoying by these.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

February 2015
M T W T F S S
« Jan   Mar »
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728