Nëse një teori e re rezulton të jetë e vërtetë, Gjithësia nuk mund të ketë filluar me shpërthimin e madh, në fakt, mund të mos ketë fillim fare.
Në studim, botuar në ‘Physical Letters’, thuhet se Gjithësia ka qenë një pikë materie pafundësisht e vogël, dhe është duke shkuar pafundësisht drejt zgjerimit – kështu, Universi mund të mos ketë moshë.
Koncepti i ri shpjegon edhe substancën misterioze të padukshme të errët, nga e cila përbëhet shumica e materies në Univers.
Sipas teorisë së Big Bangut, Universi lindi rreth 13.8 miliardë vjet më parë. Çdo gjë filloi nga një pikë pafundësisht e vogël e ngjeshur ultra-e nxehtë, e cila pastaj shpërtheu dhe i dha rritje Gjithësisë.
Kjo pikë, e quajtur singularitet, vjen nga teoria e relativitetit, me të cilën Ajnshtajni përshkroi masën hapësirë-kohë (e gjithë materia kishte qenë dikur një pikë të vetme).
Por kjo nuk është e vërtetë, sepse të dy teoritë kryesore; mekanika kuantike dhe relativiteti i përgjithshëm nuk pajtohen, thotë studimi.
Sipas teorisë së mekanikës kuantike, lëvizja e grimcave nën-atomike është kaotike dhe krejtësisht e pasigurt; e kundërta e asaj që thotë teoria e relativitetit, se e ardhmja është e paracaktuar plotësisht nga e kaluara.
Teoria e re shpjegon se çfarë është materia e errët, e cila ushtron tërheqje gravitacionale mbi materien e zakonshëm, por nuk mund të zbulohet nga shumica e teleskopëve. Gjithashtu, ndryshe nga më parë, metoda e re e përdorur tani siguron një mënyrë për të llogaritur trajektoren e një grimce.
Rreth prejardhjes së Gjithësisë, ekzistojnë edhe teori të tjera – shumica e tyre e pranojnë ekzistencën e një pike fillestare, por problemi është se si të shkohet mbrapa në këtë ‘singularitet’. Dhe teoria e re duket se thotë: ‘mos u mundo, pikë fillestare nuk ka pasur, Universi është pafundësisht i ri’.