Tru e zemër

E Shtunë, 18 Prill 2015
Leave a comment

bran heartEkziston mendimi se në momentet para vdekjes, zemra luan rol qendror – ndërsa zemra ndalon rrahjet, gjaku ndalon së rrjedhuri nëpër vena, dhe pjesa tjetër e trupit ngadalë ndërpret aktivitetin. Por a mos është kjo pikëpamje e gabuar?

Shkencëtarët studiuan aktivitetin e zemrës dhe të trurit në minj në prag të vdekjes, dhe gjetën se truri e miut dërgoi një sërë sinjalesh në zemër që shkaktuan dëme të pakthyeshme të organeve. Dhe kur ata i bllokuan këto sinjale, zemra mbijetoi më gjatë.

Nëse një proces i ngjashëm ndodh me njerëzit, atëherë njeriu mund të ndihmohet të mbijetojë pasi zemrat është ndalur duke ndërprerë stuhinë e sinjaleve që dërgon truri.

Njerëzit natyrisht përqëndrohet në zemër, duke menduar se në nëse zemra ruhet, shpëton edhe truri, kur në fakt duhet prerë komunikimi i trurit që zemra të shpëtojë – kjo është në kundërshtim me praktikën e pothuajse të gjitha urgjencave mjekësore.

Çdo vit, qindra-mijëra njerëz përjetojnë ndalim zemre, dhe vetëm 10 për qind e tyre mbijetojnë.

Çështja është, pse zemra papritmas ndalet dhe fillon të funksionojë plotësisht, pas vetëm disa minutave pa oksigjen?

Gjithashtu, breshëria e sinjaleve nga truri mund të jetë përgjegjëse për eksperiencë-afër-vdekjes.

Sigurisht, të dhënat bazohen në eksperimente me minj – nëse organet e njeriut reagojnë njësoj, kjo është tjetër çështje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

April 2015
M T W T F S S
« Mar   May »
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930