Vetja në qendër

E Shtunë, 25 Prill 2015
Leave a comment

egocentrismEgocentrizmi dhe narcisizmi kanë arritur shkallën më të lartë – një studim thotë se janë kthyer në epidemi.

Kjo do të thotë se tani ka shumë njerëz që mendojnë se bota sillet rreth tyre, mashtrojnë veten, dhe besojnë se janë më zgjuar, më të talentuar, më tërheqëse sesa në fakt janë. Nuk pranojnë as të kritikohen, madje ky është problemi më i madh, kaq shumë janë të zënë me veten.

Narcisizmi është vetëkënaqësi dhe sundohet nga arroganca – studimet thonë se ka prova në rritje të epidemisë së vetes.

Narcisizmi përgjithësisht fillon në shtëpi e shkollë, ku fëmijët mbivlerësohen tepër, dhe ku shpesh jepet mesazhi i pamëshirshëm se ata janë të veçantë.

Psikologët analizuan studime me mbi 37.000 studentë

30 për qind e tyre thanë se notat e mira u duheshin për t’u dukur mbi të tjerët, pavarësisht sa inteligjentë ishin. Kjo kulturë superioriteti vihet re në punë, miqësi, familje.

Simptomat e narcisizmit  përfshijnë: ndjenjën e madhërishme për veten; besimin e të qenit unik intelektualisht ose fizikisht; kërkimin e admirimit të tepruar; dëshirën për famë, pasuri, sukses, lumturi; të qenit ziliqar; mospranimin e asnjë gabimi; dhe sjelljen fodulle.

Nuk ka asgjë të keqe për të patur shpresa të mëdha. Por, duke qenë delusional, edhe shpresat bëhen jo reale.

Shkencëtarët besojnë se kultura e sotme e pranon sjelljen narcistike. Ata fajësojnë internetin (ku ‘fama’ është një klik larg), televizionin (ku joshja e famës pa talent është më e përhapur), kreditë e lehta (që mundësojnë njerëzit të blejnë përtej aftësisë për të paguar), dhe një brez prindërish që i rrisin fëmijët të mendojnë se janë të veçantë, e të përsosur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

April 2015
M T W T F S S
« Mar   May »
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930