Njoftohet përparim në luftën kundër kancerit

E Martë, 13 Tetor 2009
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

kimoterapiLufta kundër kancerit nuk ka përfunduar, por po bëhet përparim, thonë shkencëtarët. Përsosja e pajisjeve kërkimore në laboratorë e të analizave dhe përmirësimi i trajtimeve kanë ndihmuar shmangien e 650 mijë vdekjeve nga viti 1990 – 2005. Këto të dhëna përmban një raport i kohëve të fundit i shoqatës amerikane mbi kancerin. Por  në raport gjithashtu thuhet se fatkeqësisht, këtë vit kanceri do të marrë jetën e 500 mijë amerikanëve.

Sipas raportit, ritmi i vdekjeve si pasojë e kancerit ka rënë 19 përqind mes meshkujve dhe 11 përqind mes grave. Ky është një lajm i mire. Arsyet e këtij pakësimi në numrin e vdekjeve, janë se gjithnjë e më shumë amerikanë tani kryejnë rregullisht analiza si mamografi, kolonoskopi, që do të thotë se kanceret zbulohen në fazat fillestare kur janë më të kurueshëm.

Mjekët gjithashtu sot kanë mjete më të mira për të luftuar kancerin,  përfshi aparate për goditjen me saktësi të tumoreve nëpërmjet rrezeve radio aktive duke shmangur dëmtimin e qelizat e shëndetëshme.

Edhe pakësimi i pirjes së duhanit ka ndikuar në rënien e numrit të vdekjeve nga kanceri. Në raport thuhet se nga viti 1990 deri më 2005, u parandaluan 650 mijë vdekje nga kanceri. Por megjithë këto arritje, gjysmë milionë amerikanë pritet të vdesin këtë vit nga kanceri.

Kanceri në mushkëri vazhdon të jetë vrasësi kryesor  mes burrave dhe grave, ndërsa tymi i duhanit është shkaktar vdekjesh në 85 përqind të rasteve. Kanceret e zorës së trashë, prostatit dhe gjirit pasojnë kancerin e mushkërivë si më vdekjeprurës.

Ekspertët thonë se rreziku i vdekjes nga këta kancerë mund të pakësohet nëpërmjet ushtrimeve fizike, dietës së shëndetëshme dhe nëpërmjet kryerjes rregullisht të  analizava që zbulojnë kancerin në fazë fillestare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

October 2009
M T W T F S S
« Sep   Dec »
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031