Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Ethet janë pjesë e reagimit normal të trupit ndaj vaksinës. Të shqetësuar nga efektet negative të etheve të vaksinës, shumë prindër u japin fëmijëve barna parandaluese si Acetaminophen para ose menjëherë pas vaksinimit. Por një studim i ri tregon se ndërkohë që këto barna mund të pakësojnë ethet, ato mund të ulin edhe efektivitetin e vaksinës. Mes një grupi foshnjesh që morrën vaksina rutinë, ekspertët veçuan disa fëmijë për të marrë 3 doza ilaçi për pakësimin e etheve brenda 24 orëve të vaksinimit. Ata vunë re se për disa lloje vaksinash, përgjigja mbrojtëse e sistemit imunitar ishte shumë më e ulët tek fëmijët që morrën barna kundër etheve.
Rezultatet e studimit lënë të kuptohet se një ilaç për pakësimin e etheve që u dha fëmijëve para vaksinimit ose menjëherë pas vaksinimit, ndërhynte në reagimin e sistemit imunitar më shumë sesa kur ilaçi jepej më vonë kur fëmija kishte ethe.
Si rrjedhim, shkencëtarët arritën në përfundimin se prindërit nuk duhet t’u japin fëmijëve Acetaminophen para ose gjatë kohës së vaksinimit.