Taksë sheqeri për parandalimin e mbipeshës

E Martë, 09 Mars 2010
3 comments

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Studimet tregojnë se pijet e ëmbëla janë përgjegjëse për mijëra raste diabeti, sëmundje zemre dhe vdekje të parakohshme. Disa ekspertë thonë se për parandalimin e sëmundjeve të shkaktuara nga përdorimi i pijeve të ëmbla, një taksë sheqeri mund të jetë e efektshme, njësoj si taksa e duhanit.  Një amerikan konsumon çdo vit mesatarisht 200 litra pijesh të ëmbëla. Pijet sportive, lëngjet e frutave dhe pijet me gaz përmbajnë deri në 200 kalori për njësi,  dhe ekspertët thonë se kaloritë e larta ndikojnë drejtpërdrejt në mbipeshën trupore, tashmë problem kombëtar.

Por ky nuk është problemi i vetëm. Një studim i kryer nga shkencëtarë të Universitetit të Kalifornisë në San Francisko tregon se konsumimi i tepruar i pijeve të ëmbëla nga viti 1990 – 2000 ka shkaktuar 130 mijë raste diabeti dhe 14 mijë raste sëmundje të zemrës.

Disa zyrtarë të politikave shëndetësore – përfshirë edhe drejtorin e qëndrës për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, Thomas Friedman, kërkojnë vendosjen e një takse të lartë sheqeri për të gjitha pije e ëmbëla.  Studimet sugjerojnë se rritja e taksës mund të ulë konsumin e pijeve të ëmbëla deri në 10 për qind – siç ka ndodhur në rastin e  duhanit ku shtimi i taksës ka sjellë pakësimin e numrit të atyre që pijnë duhan.

Por  shoqata amerikane e pijeve të ëmbëla është kundër propozimeve të tilla duke argumentuar se një shtim takse ndaj pijeve të ëmbla do të bëhej një barrë e padrejtë për konsumatorët. Ata thonë se ndërsa taksa e lartë synon të ndëshkojë financiarisht ata që e teprojnë në konsumimin e pijeve të ëmbëla, kjo taksë do të prekte njëkohësisht edhe personat që i përdorin këtë pije me përgjegjshmëri ndaj shëndetit të tyre.

3 responses to “Taksë sheqeri për parandalimin e mbipeshës”

  1. fatosi-coli says:

    me te vertet piejt qe kan sheqer e shtojn peshen dhe ndikoj ne smundjet e lartpermendura edhe un plotesisht pajtohem me ate se te merret vendim sa me i hershem per taksen e lartpermendur kjo do te ishte e mirseardhur edhe pse shitesve do ju dhimte ca.

  2. aqif lala says:

    Jo qe e pelqej por mendoj se duhet taksë 100 fish per perdorusit e duhanit dhe te sheqerit

    • astritlulushi says:

      Studimi është botua ne nje nga numrat e fundit te revistes mjekesore Cancer Epidemiologjy.. Revista mund te gjendet ne biblioteka universitetesh mes literatures mjeksore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

March 2010
M T W T F S S
« Feb   Apr »
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031