Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Studimet tregojnë se pijet e ëmbëla janë përgjegjëse për mijëra raste diabeti, sëmundje zemre dhe vdekje të parakohshme. Disa ekspertë thonë se për parandalimin e sëmundjeve të shkaktuara nga përdorimi i pijeve të ëmbla, një taksë sheqeri mund të jetë e efektshme, njësoj si taksa e duhanit. Një amerikan konsumon çdo vit mesatarisht 200 litra pijesh të ëmbëla. Pijet sportive, lëngjet e frutave dhe pijet me gaz përmbajnë deri në 200 kalori për njësi, dhe ekspertët thonë se kaloritë e larta ndikojnë drejtpërdrejt në mbipeshën trupore, tashmë problem kombëtar.
Por ky nuk është problemi i vetëm. Një studim i kryer nga shkencëtarë të Universitetit të Kalifornisë në San Francisko tregon se konsumimi i tepruar i pijeve të ëmbëla nga viti 1990 – 2000 ka shkaktuar 130 mijë raste diabeti dhe 14 mijë raste sëmundje të zemrës.
Disa zyrtarë të politikave shëndetësore – përfshirë edhe drejtorin e qëndrës për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, Thomas Friedman, kërkojnë vendosjen e një takse të lartë sheqeri për të gjitha pije e ëmbëla. Studimet sugjerojnë se rritja e taksës mund të ulë konsumin e pijeve të ëmbëla deri në 10 për qind – siç ka ndodhur në rastin e duhanit ku shtimi i taksës ka sjellë pakësimin e numrit të atyre që pijnë duhan.
Por shoqata amerikane e pijeve të ëmbëla është kundër propozimeve të tilla duke argumentuar se një shtim takse ndaj pijeve të ëmbla do të bëhej një barrë e padrejtë për konsumatorët. Ata thonë se ndërsa taksa e lartë synon të ndëshkojë financiarisht ata që e teprojnë në konsumimin e pijeve të ëmbëla, kjo taksë do të prekte njëkohësisht edhe personat që i përdorin këtë pije me përgjegjshmëri ndaj shëndetit të tyre.
3 responses to “Taksë sheqeri për parandalimin e mbipeshës”
me te vertet piejt qe kan sheqer e shtojn peshen dhe ndikoj ne smundjet e lartpermendura edhe un plotesisht pajtohem me ate se te merret vendim sa me i hershem per taksen e lartpermendur kjo do te ishte e mirseardhur edhe pse shitesve do ju dhimte ca.
Jo qe e pelqej por mendoj se duhet taksë 100 fish per perdorusit e duhanit dhe te sheqerit
Studimi është botua ne nje nga numrat e fundit te revistes mjekesore Cancer Epidemiologjy.. Revista mund te gjendet ne biblioteka universitetesh mes literatures mjeksore.