Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Ekspertët thonë se çdo njeri duhet të mendojë se çfarë lloj kujdesi mjekësor dëshiron të ketë kur jetës i afrohet fundi. Kjo nuk është ide e keqe, thotë një studim ku theksohet se parapërgatitja për marrjen e vendimeve të vështira përmirëson cilësinë e jetës. Një studim i shkencëtarëve në Australi thotë se planifikimi se çfarë duhet bërë kur jetës i afrohet fundi, përmirëson dukshëm kujdesin për pacientin, si dhe pakëson stresin e pjestarëve të familjes. Në studim u përfshinë rreth 300 pacientë mbi moshën 80 vjeçare që ishin shtruar në një spital të Melburnit nga gushti i viti 2007 deri në mars të vitit 2008. Autorët e studimit i vëzhguan këta pacientë për 6 muaj.
Pacientët e moshuar ishin në gjendje të diskutonin dhe të përcaktonin preferencat mjekësore lidhur me kujdesin që donin të merrnin kur t’u afrohej vdekja.
Studimi arriti në përfundimin se pacientët ndjeheshin më të qetë e të kënaqur kur dëshirat e tyre i kishin përcaktuar dhe dokumentuar, dhe gati për t’u zbatuar kur të vinte koha. Autorët e studimit gjithashtu vunë re një rënie të shkallës së stresit, ankthit e depresionit edhe mes familjarëve të këtyre pacientëve të cilët kishin planifikuar llojin e kujdesit që donin t’u jepej kur të ndodheshin në prag të vdekjes
One response to “Planifikim për trajtim mjekësor në prag të vdekjes”
Sejcili njeri duhet gjithesesi te mendoje per vdekjen.Do ju tregoj nje shembull si vdes shqiptari.Nje mengjes vere punetoret shkonin ne pune.Sejcili qe kalonte prane xha Sokolit icili ishte ulur ne oborrin e vet e pershendesnin me miremjesi dhe çka po bene ,ndersa ai ua kethente miremjes e çfarë po bëjë,po vdes o burrani.Dhe vertet ai vdiq po ate dite.Punetoret u kethyen nga puna per ta varrosur xha Sokolin.