Një aparat i ri për pacientë me sëmundje në zemër

E Enjte, 01 Korrik 2010
2 comments

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Çrregullimet në zemër përbëjnë përbëjnë numrin më të madh të shkaqeve për shtrime në spital. Por një pajisje e re mund të ndikojë që ky numër të pakësohet. Pajisja është mjaft e vogël, por mund të sjellë dobi për më se 1 milionë amerikanë që shtrohen çdo vit në spital për shkak të problemeve kardio-vaskulare. Doktor Uilliam Abraham i universitetit të shtetit Ohajo thotë se aparati i ri është provuar për afro 10 vjet në spitale dhe klinika dhe rezultatet janë mjaft pozitive. Pajisja është një sensor i imët që implantohet nëpërmjet një tubi në arteret pulmonare të zemrës. Kjo procedurë zgjat vetëm 7 minuta. Një herë në ditë, pacienti e kalon këtë pllakë nëpër gjoks, si mënyrë skanimi, e cila regjistron të dhëna rreth presionit në zemër. Të dhënat e mbledhura dërgohen drejtpërdrejt me radio-valë në kompjuterin e mjekut. Nivelet e larta të presionit në zemër mund të jenë të rrezikëshme. Por me këtë pajisje, mjekët e marrin informacionin menjëherë dhe mund të modifikojnë ilaçet shpejt, para se të jetë nevoja për shtrim në spital.

Deri tani, matja e peshës së pacientit ka qënë një prej mënyrave të vemte për mbikqyrjen e pacientëve të tillë. Shtimi i peshës trupore është një simptomë e dështimit të zemrës; dështim zemre quhet gjendja që njeriu provon kur zemra nuk pompon gjak të mjaftueshëm. Ekspertët thonë se ndryshimi i përditshëm i peshës trupore e vështirëson parashikimin e rasteve të dështimit të zemërs. Sipas studimit, pacientët që përdorën pajisjen e re me ndjesorë, gjatë vitit të parë u shtruan në spital 38 përqind më pak sesa pacientët e tjerë që nuk e kishin këtë pajisje.

2 responses to “Një aparat i ri për pacientë me sëmundje në zemër”

  1. FATBARDH says:

    Kjo esht metod shume e mire.po sikur pacientet te kishin nga nje monitor.
    lidhja me dr. nepermes kompjutersit esht e veshtire per pacientin.

  2. astritlulushi says:

    Me sa kuptohet nga shkrimi, lidhja behet elektronikisht nepermjet aparatit. Pacienti nuk ka nevoje te kete kompjuter e as te dergoje informata. Ato shkojne automatikisht ne kompjuterin e klinikes a mjekut te pacientit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

July 2010
M T W T F S S
« Jun   Aug »
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031