Raport i ri mbi gjendjen e mbipeshës në SHBA

E Martë, 06 Korrik 2010
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Rastet e mbipeshës mes amerikanëve po shtohen. Një studim i ri tregon se gjatë vitit të kaluar mbipesha u rrit në 28 shtete. Por megjithatë, mes amerikanëve ekziston një vetëdije në rritje se mbipesha trupore është një problem i madh shëndetësor. Në vitin 1980, 15 përqind e të rriturve amerikanë ishin mbi peshë. Sot, ky numër është dyfishuar. Shoqata për Shëndetin e Amerikës, një grup jofitimprurës, ka nxjerrë raportin e e saj të shtatë mbi mbipeshën në Amerikë. Jeff Levi, një nga autorët e raportit, thotë se në vitin1991 asnjë shtet nuk kishte një nivel mbipeshe  mbi 20 për qind. Tani 38 shtete kanë mbi 25 përqind  të banorëve të tyre mbi peshë.
Që nga viti i kaluar, katër shtete të tjerë njoftuan se niveli i mbipeshës kishte arritur më shumë se 30 për qind – që do të thotë se të paktën 30 për qind e banorëve të tyre janë mbi peshë.
Zoti Levi thotë se për këtë ka shumë shpjegime, por kryesorja është se njerëzit bëjnë një jetë më pak aktive

Studimet tregojnë një lidhje mes të kohës që një person qëndron në kompjuter ose duke parë televizor dhe mbipeshës. Studime të tjera tregojnë për kaloritë e lartë të ushqimit të shpejtë. Por Levi thotë se ka edhe faktorë të tjerë. Ai mendon se mbipesha është shumë e lidhur me varfërinë.

Mos përfshirja në dietë e frutave të freskëta, perimeve, si dhe mishi e peshku lidhen me çmimet e larta me të cilat ato shiten në treg. Kjo do të thotë njerëzit e varfër e kanë të vështirë për të blerë ushqim të shëndetshëm.

Zoti Levi thotë se njerëzit e varfër priren të jetojnë në lagje që janë më pak të sigurta, prandaj qëndrojnë në shtëpi dhe kanë më pak mundësi për aktivitet fizik. Pra, kombinimi i ushqimeve me kalori të larta dhe mundësitë e pakta për aktivite fizike, krijon epideminë e mbipeshës.

Xhef Levi vlerëson se administrata Obama, dhe Zonja e Parë Michelle Obama, për përpiqen për të ndryshuar këtë prirje. Zonja e Parë Michelle Obama thotë se mbipesha është kërcënim për fëmijët, familjet dhe të ardhmen e këtij kombi.

Vitin e kaluar, Administrata Obama u zotua për më shumë se 400 milionë  dollarë për të ndihmuar në hapjen e më shumë dyqaneve  ushqimore në lagje të varfëra. Mbipeshë do të thotë shpenzime më të shumta për kujdes shëndetësor. Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve njofton se shpenzimet që lidhen me mbipeshën arrijnë  të paktën 147 milirardë dollarë në vit.

Kenneth Thorpe i universitetit Emory parashikon që kjo shifër të rritet, ndërsa mbipesha tashmë është përcaktuar si faktor rreziku për shumë sëmundje si diabet, tension të lartë, sëmundje zemre dhe kancer. Ekspertë të politikës shëndetësore dhe mjekët shpresojnë se këto të dhëna do t’i ndihmojë njerëzit të ndryshojnë stilin e tyre të jetesës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

July 2010
M T W T F S S
« Jun   Aug »
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031