Pagjumësia dhe stresi pengojnë humbjen e peshës trupore

E Premte, 01 Prill 2011
1 comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Pa marrë parasysh atë që dihet rreth humbjes së peshës trupore, një aspekt tjetër i pa menduar më parë, mund të ndihmojë në këtë drejtim. Ushqimi dhe ushtrimi janë kyç për të luftuar mbipeshën. Por një studim botuar para pak ditësh (29 mars) në Revistën Ndërkombëtare të Obesitetit (International Journal of Obesity) tregon se gjumi dhe stresi janë gjithashtu shumë të rëndësishëm për menaxhimin e peshës. Shkencëtarët në Qendrën kërkimore pranë Kaiser Permanente kryen një studim me pjesmarrjen e 472 personave mbipeshë.  Ata iu nënshtruan rregullisht për 6 muaj një regjimi me diete të shëndetëshme dhe ushtrime fizike. Gjatë procesit, shkencëtarët vunë re se personat që bënë gjumë të pamjaftueshëm dhe personat që fjetën 6 deri 8 orë (në 24 orë), por të stresuar, humbën peshë më pak sesa ata që kishin fjetur gjithashtu 6 deri 8 orë, por pa stres.

Studimi nxori në dukje se stresi i shkaktuar nga faktorë fizikë, si  pagjumësia, apo nga faktorë psikologjike, si depresioni, pengojnë humbjen e peshës trupore. Gjithashtu, nëse një person fle pak, ai/ajo mund të ketë nevojë për të ngrënë më shumë. Ose nëse një person  vuan nga depresioni, ai/ajo mund t’i kthehet ushqimit për t’u ndjerë më mirë. Autorët e studimit arrijnë në përfundimin se mjekët duhet të shqyrtojnë mundësinë e trajtimit të problemeve të gjumit, depresionit dhe stresit, si pjesë e një regjimi për humbjen e peshës për pacientët e tyre.

One response to “Pagjumësia dhe stresi pengojnë humbjen e peshës trupore”

  1. i fondness it Pagjumësia e stresi pengojnë humbjen e peshës trupore « Astrit Lulushi’s Blog now im your rss reader

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Pagjumësia dhe stresi pengojnë humbjen e peshës trupore

E Premte, 01 Prill 2011
1 comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Pa marrë parasysh atë që dihet rreth humbjes së peshës trupore, një aspekt tjetër i pa menduar më parë, mund të ndihmojë në këtë drejtim. Ushqimi dhe ushtrimi janë kyç për të luftuar mbipeshën. Por një studim botuar para pak ditësh (29 mars) në Revistën Ndërkombëtare të Obesitetit (International Journal of Obesity) tregon se gjumi dhe stresi janë gjithashtu shumë të rëndësishëm për menaxhimin e peshës. Read the rest of this entry »

One response to “Pagjumësia dhe stresi pengojnë humbjen e peshës trupore”

  1. i fondness it Pagjumësia e stresi pengojnë humbjen e peshës trupore « Astrit Lulushi’s Blog now im your rss reader

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

April 2011
M T W T F S S
« Mar   May »
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930