Ushtrimet pamore përmirësojnë kujtesën

E Enjte, 07 Prill 2011
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një program ushtrimesh fizike ka treguar se mund të përmirësojë kujtesën tek të moshuarit, të paktën për një periudhë të shkurtër menjëherë pas programit. Rezultatet e para treguan se ushtrime të thjeshta vizuale mund të përmirësojë kujtesën afatshkurtër vizuale. Truri mund të ketë nevojë për stërvitje ashtu si edhe trupi. Studjuesit në Universitetin e Kalifornisë në San Francisko vëshguan nga afër një program për stërvitjen e trurit për të parë nëse mund të ndihmonte në përmirësimin e kujtesës tek të rriturit. Të moshuar të shëndetshëm u përfshinë në një program me lojra kompjuterike që kishte për qëllim përmirësimin e kujtesës vizuale të punës; një funksion në tru që ruan të informata për periudha të shkurtra kohe. Kujtimet e pjesmarrësve u regjistruan para fillimit të programit, dhe një javë pas përfundimit të tij. Rezultatet treguan se kujtesa pamore u përmirësua rreth dhjetë për qind, duke e ngritur nivelin e kujtesës së tyre në mnjë nivel me kujtesën e më të rinjve në moshë. Kjo ngritje niveli i kujtesës ishte afatshkurtër, por studiuesit mendojnë se me programe të rregullta, ky nivel edhe mund të ruhet. Ndërsa në treg sot ka shumë lojra e programe për stërvitjen e trurit, nuk ekzistojnë prova se ato janë të suksesëshme. Studimi i fundit duket se ndihmon për gjetjen e rrugëve të reja më të mira për përmirësimin e kujtesës tek të rriturit dhe të moshuarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

April 2011
M T W T F S S
« Mar   May »
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930