Një libër që mungonte

E Shtunë, 30 Prill 2011
3 comments

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Me librin “Faik Konica; Jeta në Uashington”, kjo figurë deri-diku legjendë, vjen më afër, thuajse preket, çka mund t’a bëjë Konicën – pse jo? – edhe të arritshëm, për nga vlerat. Aktualiteti ka nevojë për njerëz si Konica. E tashmja nga ajo kohë, pak ka ndryshuar. Libri, me autor Ilir Ikonomin, doli kohët e fundit nga Shtëpia Botuese Onufri në Tiranë. Nëpërmjet hollësive të jetës së Konicës në Uashington (1926 – 1942),  Ikonomi sjell shumë fakte të reja, të përzgjedhura mes mijëra dokumenteve që zbuloi nëpër arkiva në SHBA dhe Evropë. Kur i gjithë libri shfletohet vemendshëm, njeriu nuk ka si të mos ndjejë se ka zbuluar edhe shumë anë të panjohura a të pafolura rreth karakterit të Konicës.

Falë këtij libri biografik (380 fq.), lexuesit tani mund të njihen me të dy anët e tij; Konicën inatçor, por edhe të këndshëm e me humor; beqar, por në shoqëri me femra; në dukje larg jetës mondane, por që i pëlqente ajo; armik i dikujt, por edhe mik për jetë; sa i matur e i sjellshëm, aq i ashpër e fjalë-shfrenuar; shkruante shkurt, sepse nuk gjente kohë për më gjatë, ose siç thoshte, ” sepse pak shqiptarë lexojnë”; punonte rëndë, por edhe njësoj pushonte; gjithmonë shpenzonte më shumë sesa kishte; gëzohej, por edhe vuante shpirtërisht kur njëra palë e merrte shumë seriozisht apo e mbi-lëvdonte, pala tjetër e sulmonte ose nuk e përfillte fare, ndërsa asnjera e as tjetra nuk e kuptonte.

Me një lexim midis rreshtash, njeriu mund të nënkuptojë edhe shumë anë psikologjike; se gjatë gjithë jetës – veçanërisht në Uashington – Konica veproi sipas parimit të vet “konician” – ku çdo shkëlqim intelektual do të ishte i kotë, do të ishte i humbur, pa një kompromis me ngjarjet politike, dhe anasjelltas; asnjë zhvillim a regjim politik nuk do të ishte në gjendje të ndihmonte si duhej një vend a popull pa një bashkëpunim me dijen. Në ketë frymë bashkëpunimi me politikën veproi Konica, kur pranoi  postin e ministrit shqiptar ne Uashington; edhe Noli, kur kërkoi ndihmë financiare nga armiku i tij, Gjithashtu, njësoj veproi edhe Zogu, i cili me intuitën e tij proverbiale e kishte kuptuar sesa i domosdoshëm ishte kompromisi me të dy këta përfaqësues të mëdhenj të dijes e kulturës. Ishte Lufta e Dytë  që prishi rrjedhshmërinë e lidhjeve të tilla dhe pas-lufta e cila solli një tjetër regjim politik – pa asnjë mirëkuptim a ndjenjë tolerance – i cili shmangu ose asgjësoi njerëz me nivel dijesh, dhe përbalti njohuritë e trashëguara, duke shpallur armik të vetët dhe gjithë botën.

3 responses to “Një libër që mungonte”

  1. Iliri says:

    Nuk e kam lexuar ende librin ne fjale ,por kam lexuar dy librat tuaj z Lulushi dhe jane vertete shume te dobishem dhe te kendshem ne te lexuar .
    Shpresoj ta lexoj se shpejti librin e kolegut Tuaj .

  2. Fatbardh Doci says:

    Libra botohen ketu dhe ne atdhe kuptohet edhe ne Kosove, Mal te zi,Maqedoni etj ,vendet ku diaspora punon e jeton.
    por ne bibloteka ku studjohen e lexohen shume librat nuk ndodhen
    Marrim vetem nje rajon qe njof qe ka botuar me dhjetra apo qindra libra
    Malsia e Gjakoves ka shume shkrimtarë, poete ,studjesa, shkenctarë qe kanë shkruar dhe janë shume te publikuar.
    Por ne bibloteken e New Yorkut ka shume pak libra shqip.Vetm nje shembull;
    Ne te gjitha raftet e librave te ndara me koridore ka libra nga gjitha shtetet
    Greku kryeson pas Rusise e Kines,e Latineve.Shqiperia ka nje rrjesht prej 8 pellemb gjatësi arersisht 160 cm ose 7o libra.
    Para disa vite ka patur 20-30 libra ,por kete vite nje punonjes u intersua dhe arriti ne 7o.Nga rajoni i Tropojes janë vetem 3 libra :Mr.Mehmet Elezit, Ms.Brunilda Zllames,Mr.Basnik Muftafes)
    I takon Vendlidjeve Shqiperise.Kosoves, shqiptarve ne Mal te zi,Serbi,Maqedoni e diasporë te furnizojn diasporen me libra. Edhe ketu nuk ndodhen librat e Fan Nolit,Konices,pak Kadare Agolli te tjeret me therime.
    Pse??
    Bibloteka eshtë vater e studimeve dhe e dijese. Edh amerikanet kerkojnë njohuri per ALBANIAN Por mungojn libra dhe te shkenctareve Frasherit Cabejt,Kocaqi,Pilkes,A.Matit etj etj.
    Per Konicen ka pak botime si diplomat politikan etj,po ashtu dhe per rolin politik e fetar te Nolit,per kishen autoqefale shqiptare orthodokse,per nderhyrjne dhe lutjet e bera per mbrjtjen e shqiperise..
    Mendoj Edhe ky liber i botuar nga Mr.Ilir Ikonomi duhet shperndahet ne Bibloteka.
    Ministria Arsimit e Jashtme,Ambasadoret,Min,turizmit mund te ndihmojne
    Le te shpresojm.
    Fatbardh Doci S.C.
    New Yor19 gusht 2011

  3. fadili says:

    libri besoj se pasqyron jeten e vertete te njeriut me te ditur te letersise shqiptare perkthyesit besoj se edhe ne do ta kemi ne biblioteken tone
    ah malli I atdhetut malli I shqiperise ….
    Mendoj se duhet ta posedoj çdo shkollë dhe çdo bibliotekë e qytetit.,mbesim me shpresë për këte ,koment nga fadili.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

April 2011
M T W T F S S
« Mar   May »
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930