Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Akademia amerikane e Pediatrisë paralajmëron kundër përdorimit të pijeve energjike dhe sportive nga të rinjtë dhe fëmijët. Paralajmërimi bazohet në një studim të ri, i cili tregon se pijet energjike – që zakonisht përmbajnë stimulues si Guarana dhe Kafeinë – nuk duhet të përfshihen në ditetat e fëmijëve dhe adoleshentëve.
Ndërsa për pijet sportive – të cilat zevendësojnë elektrolitet dhe karbohidratet e humbura me djersën gjatë ushtrimeve fizike – autorët e studimit këshillojnë vetëm përdorim të kufizuar në kombinim me ujin. Por ata janë kundër përdorimit rutinë të këtyre pijeve sepse karbohidratet – që këto pije përmbajnë – shtojnë rrezikun për mbipeshë dhe obesitet, si dhe mund të shkaktojnë gryerje të dhëmbëve. Autorët e studimit thonë se uji – jo pijet sportive – duhet të jetë burimi kryesor për shuarjen e etjes për fëmijët dhe të rinjtë nën moshën 20 vjeç.
One response to “Paralajmërim kundër pijeve të energjisë për fëmijët”
astrit ju pershendes per keto faqe te shkences.eshte nje hulumtim shum i mire nga ana e juaj